
Flash News
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, GJKKO lë në burg Indrit Taullaun
Ngricat nga reshjet e borës gjatë natës, akset ku duhet patur kujdes
Tentoi të trafikojë 613 kg kanabis me gomone në Itali, arrestohet i riu nga Kurbini
SHBA ashpërson masat: Nga 26 janari, askush s’mund të udhëtojë drejt SHBA pa testin Covid-19
Dalin të tjera dëshmi rrëqethëse nga Covid2: Tirja më kërkoi 50 euro vetëm për t’i hequr mjekrën babait
“Nëse nuk bëjmë testime, na rroftë distancimi social”. Basha: Po testojmë dy herë më pak se Maqedonia e Veriut

Lulzim Basha përsëriti apelin ndaj qeverisë për të shtuar testimet për COVID-19. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Basha u shpreh se Shqipëria po teston 2 herë më pak se sa Maqedonia e Veriut. Sipas Bashës në Shqipëri po bëhen 4 testime për çdo të infektuar, ndërsa shton se mesatarja është 12 testime për çdo të infektuar.
“Ka një logjikë fare të thjeshtë. Ne duhet të kemi infomacion sa më të saktë për gjendjen. Nëse testimet tona mbeten më të ulëta atëherë përmasat e infeksionit janë më të vogla se ato reale. Si mund të izolojmë pa testuar? Nëse ne nuk arrijmë dot të testojmë, do të zgjatet karantina, do të zgjaten efektet ekonomike, do të shtohet kostoja e jetëve të humbura, e shëndetësisë. I gjithë izolimi merr kuptim nëse kjo shfrytëzohet sa më shumë, duke nisur me mjekët, forcat e policisë.
Shqipëria nuk mund të ketë më pak testime se Maqedonia e Veriut popullsia e të cilës është shumë më e vogël se e Shqipërisë dhe po të shikoni shifrat janë dëshprëuese. Në Maqedoninë e Veriut ka 5500 testime, në Shqipëri ka 2571 testime ndërkohë që situata në Maqedoni ka filluar të precipitojë shumë më mbrapa Shqipërisë. Ne po testojmë sot mesatarisht për çdo të infektuar, po bëjmë 4 testime 4 testime, ndërkohë që mesatarja është 12.
Është ekzaktësisht çfarë kemi kërkuar dhe ne, e tha edhe profesori gjerman. Ne po kërkojmë prej më shumë se 3 javësh testim maksimal për personat e ekspozuar dhe personat rreth personit të infektuarve. Nëse nuk testojmë, ata menjëherë kthehen në bartës. Me anë të testimit, duke ditur sa më shumë praninë e të infektuarve, ne ndërpresim zinxhirin e transmetimit. Nëse nuk e bëjmë këtë na rroftë distancimi social. I këkroj kryeministrit të mos e harxhoj kohën me debat politik, as me retorikë dhe as me sulme. Jemi 2 herë mbrapa Maqedonisë me testime. Një vend me 2 të tretat e popullsisë sonë ka 2 herë më shumë testime”, tha Basha.
Ditari politik









Të fundit

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, GJKKO lë në burg Indrit Taullaun
16 Janar 2021, 11:53


Trump largohet nga Uashingtoni ditën e inaugurimit të Joe Biden si president i SHBA
16 Janar 2021, 11:08
Ngricat nga reshjet e borës gjatë natës, akset ku duhet patur kujdes
16 Janar 2021, 11:00

Tentoi të trafikojë 613 kg kanabis me gomone në Itali, arrestohet i riu nga Kurbini
16 Janar 2021, 10:24



Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 Janar 2021, 08:53
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju sot
16 Janar 2021, 08:45
Eurostat: Ndryshimet klimatike po ndikojnë keq bujqësinë edhe në Shqipëri
16 Janar 2021, 08:33






Vdekjet globale nga Covid-19 i kalojnë dy milionë
15 Janar 2021, 21:16
Akullorja del pozitive ndaj Covid-19 në Kinë
15 Janar 2021, 20:51

"Sanremo është Sanremo", Amadeus po bën të pamundurën që të ketë publik në festival
15 Janar 2021, 20:28