Flash News

KRYESORE

New York Times: Trump kërkon të largojë SHBA-në nga NATO

New York Times: Trump kërkon të largojë SHBA-në nga NATO

Media amerikane, The New York Times raporton për dëshriën e presidentit Donald Trump që SHBA të tërhiqet nga NATO.

“Zyrtarët e lartë të administratës i thanë The New York Times se disa herë gjatë vitit 2018, Trump privatisht ka deklaruar se donte të tërhiqej nga Organizata e Atlantikut Verior. Zyrtarët e tanishëm dhe të mëparshëm që mbështesin aleancën thanë se kishin frikë se zoti Trump mund t’i kthehet kërcënimit për shkak se shpenzimet ushtarake të aleatëve vijojnë të jenë poshtë synimeve që presidenti ka vendosur”, thuhet në artikull.

Ekspertët e sigurisë e shohin me shqetësim këtë përpjekje të Trump, pasi largimi nga NATO do të dëmtonte thellësisht interesat amerikane dhe do të favorizonte rritjen e ndikimit të Rusisë në Evropë.

Michèle A. Flournoy, Ndihmës-sekretar i Mbrojtjes në administratën e presidentit Barack Obama, ka deklaruar se largimi nga aleanca ushtarake do të ishte një prej vendimeve më të dëmshme që do të merrte një president në historinë e SHBA-së.

Donald Trump ka kërkuar rritjen e buxhetit për mbrojtjen nga shtetet anëtare të NATO-s, por kjo kërkesë është zbatuar vetëm nga disa prej tyre, kryesisht shtetet në lindje të Europës që i frikësohen Rusisë.

Kundër aksit Francë-Gjermani, Italia kërkon nga Tirana rigjallërimin e Nismës së Europës Qëndrore

Të fundit