
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar

Ditari i Rezistencës/ Dita 13 e kiametit
Koloreto Cukali
Sot në whatsapp-in tim mbërriti një mesazh i përcjellë (fwd) nga të tjerë e që thoshte se kjo do të jetë java më e vështirë e situatës së Covid-19 në Shqipëri. Mesazhi ngulmonte që të rrimë brenda me çdo kusht e të mos dalim as për të blerë ushqim. Sipas “mjekëve” që qenkan shumë të trembur priten XXX,xxx të vdekur, etj, etj.
Brenda 10 minutash, mora të njëjtën përmbajtje nga 7-8 burime të tjera. Njëri nga mesazhet përmendte dhe një mjeke, Ypsilon, që paska bërë thirrje që të mos dalim se do ketë shumë të vdekur. Pra, rrini brenda se këtë javë do të bëhet nami.
Nuk mund të mohoj se mesazhi më bëri të ngjethem për një moment. Reagimi i njerëzve që njoh ishte një besim i plotë se kjo është vërtetë situata dhe kemi marrë fund.
Whatsappi, ose Sudja 2020
Mesazhi në fjalë është i pa verifikuar. Askush nuk e provon dot që mjekja Ypsilon e ka bërë vërtetë atë telefonatë që ndjell makth. Por, në këto javë, muaj e vite që jemi qeverisur me Facebook, pse mos informohemi me Whatsapp? Dhe, nëse besimi tek institucionet ka rënë aq poshtë, kur nuk ka më informim por propagandë, njerëzit më shumë i zënë besë një mesazhi zinxhir në whatsapp sesa deklaratave të Ministrisë. Ky mesazh tregon që Shqipëria vazhdon të jetë një Sude-shtet, ku llafi i gojës ka gjasa të jetë më informativ se edicionet e lajmeve qeveritare dhe mund të çojë një popullatë të tërë në panik e në shthurje, si në 1996-n.
Por, ajo që më shqetësoi më shumë është dyshimi që pas këtij mesazhi mund të gjendet edhe qeveria. Fakti që shpërtheu në të njëjtën kohë lë dyshime që është i mirëorganizuar. Në pamundësi për të mbajtur njerëzit brenda, pse të mos krijojnë këtë formë paniku, ku nuk duket gjurma e vet?
Po spekuloj duke thënë që “mund” të jetë. Në rastet e mungesës së transparencës, por dhe dyshimit që kjo Qeveri nuk është e aftë, duhet të përdorim deduksionin.
A rrihen në Spanjë njerëzit?
Rasti më i fundit, kur Kryeministri si pa gjë të keq publikon video të rreme që “ia dërgoi një shok”, pa e verifikuar, madje pa e vënë në dyshim, është shumë domethënës.
Si mundet që një njeri si z. Rama, që ka jetuar me vite në Perëndim ta besojë që në një vend europian mund të goditen njerëzit si kafshë, vetëm se dolën nga shtëpia?
Shpjegimet janë 2: ose Kryeministri ka aq shumë dëshirë të mendojë që ajo është e vërtetë, subkonshi i tij do aq shumë të besojë që ai lajm është real, saqë nuk ndalet për ta verifikuar, dhe stafi i tij është aq i paaftë sa ta ndihmojë; ose, ai e dinte shumë mirë që nuk është e vërtetë, por, i interesonte të na jepte një mesazh për dajakun që na pret duke e justifikuar me standardet europiane.
Unë besoj që është e dyta. Kam pasur mundësi ta kap në rrenë z. Kryeministër me dhjetëra herë gjatë projektligjit të AMA-s,kur jepte argumente të pavërtetë se në Perëndim ka ligje për median si ky që propozonte ai. Meqë ra llafi, jo, z. Rama nuk do dënohej për Fake News-in që përhapi vetë, sepse i kanë marrë masat që ai ligj, nëse do kalojë ndonjëherë, të mos e kapë atë.
Por, le të rrimë te dajaku që i pret ata që dalin jashtë.
Secili për vete, përfshi atë “të madhin”
Hyj tek ajo kategori qytetarësh që jam vetëngujuar dhe në 10 ditët e fundit kam dalë vetëm 2 herë për emergjenca ushqimore. Familjarisht ndjekim protokollet e publikuara në Itali për dezinfektimin para e pas daljes nga shtëpia.
Më ka shqetësuar shumë reagimi i avashtë, e shpesh i pakuptimtë, i qytetarëve shqiptarë ndaj paralajmërimeve për distancim social – e vetmja mënyrë për të përballuar kurorë-virusin, siç e quan Alfred Lela.
Arrij t’i kuptoj pse e bëjnë. Reagimi shoqëror është i ngadaltë. Ndërsa në Tiranë shumica mendon se z. Rama është diktator, që kjo ide të mbërrijë në periferitë e fshatit tonë, mund të duhen dhe 20 vjet të tjera. Ka hallexhinj për të cilët kurorë-virusi është halli më i vogël që u rrezikon ekzistencën. Nga ana tjetër, ne nuk kemi qytetarë, por kuazi-qytetarë, për shkak të sistemi tonë arsimor (të cilit goditjen e nderit ia dha po ky Kryeministër); për shkak të shkatërrimit të besimit në institucione (ju kujtoj “bablokun”, mikun e “atij të madhit”); për shkak të shkatërrimit të normave shoqërore – filozofia jonë e re është “secili për vete”, “t’i marr unë të tëra”, “paraja është mbret” dhe le të vdesë ai tjetri (iu kujtoj monopolizimin e çdo gjëje në pak duar, dhe shkatërrimin e klasës së mesme).
Në këto kushte, nuk ka pse habitemi pse këta njerëz nuk janë solidarë e pse nuk shqetësohen që mund të vënë në rrezik të tjerët.
Këtë shoqëri kemi ndërtuar, të gjithë bashkë. Problemi është, çfarë duhet të bëjmë me ta.
Bota e Re Garipe
Mesazhi në Whatsapp nga mjekja Ypsilon, besoj i rremë, përhapi panik në të tërë ata që e morën. Në bashkëpunim me videon e Spanjë-Algjerisë, ata të shtyjnë të dalësh në një konkluzion: situata është katastrofë, dhe mirë ua bën qeveria atyre që dalin, druri është pak!
Sa më e madhe frika nga ajo që mund të na ndodhë, aq më shumë jemi të prirur të justifikojmë përdorimin e dhunës ndaj atyre që i perceptojmë si njerëz që po na sëmurin me sjelljen e tyre.
Pak ditë më parë në një editorial në Financial Times të shpërndarë gjerësisht, Noah Yuval Harari ngrinte mes të tjerash dhe një pyetje shumë të rëndësishme: nevoja për të mbrojtur shëndetin deri ku duhet të justifikojë humbjen e lirisë?
E thënë ndryshe, për të ruajtur shëndetin e të gjithëve, a duhet të pranojmë që një pjesë të dhunohet nga policia? A duhet t’i lihet një qeverie, aq më tepër një që drejtohet nga z. Rama që ka dhënë prova të shumta autoritarizmi, e drejta për të kufizuar lirinë më të thjeshtë në botë, atë të të ecurit në rrugë?
Sigurisht, bëhet në emër të të “mirës së përgjithshme”. Por, a nuk dhunoheshim në kohën e diktaturës po për shkak të së mirës së përgjithshme?
Nëse ne biem dakord që të përdoret ushtria për njerëz që na rrezikojnë shëndetin, a duhet të përdorim dhunën nesër dhe për ata njerëz që na rrezikojnë qeverisjen e vendit me votën e tyre idiote?
Do i rrahim, apo jo?
Në kuptimin tim për lirinë, jo.
Sot ne vuajmë paaftësinë e Qeverisë për të kuptuar problemin në kohë; shkatërrimin e sistemit shëndetësor për të pasuruar privatin; largimin e personelit mjekësor drejt Gjermanisë për shkak se nuk ka të ardhme; etj., etj. Pra, meqë qeveria nuk na asiston dot në këtë problem shëndetësor po na thotë (edhe përmes videos algjeriano-spanjolle) që do na dhunojë, fusë në burg e gjobisë.
Diagaçët në qendër të Tiranës dhe mbi ta ushtarakë me mitralozë, ngjajnë jo vetëm qesharakë, por dhe shqetësues. Ne nuk mbrojmë dot kufijtë tanë (rroftë NATO!), por, ne mund ta nxirrkemi ushtrinë për të rrahur qytetarët që thjesht dalin nga shtëpia!
A jemi gati t’ia dhurojmë këtë liri të fundit që na ka mbetur, Qeverisë?
Unë për vete jo!
Iu bëj thirrje të rrin brenda që të mbrohemi së bashku më mirë.
Por, iu bëj thirrje të kundërshtojmë së bashku idetë e z. Rama që, për të na mbrojtur shëndetin, mundet të na dhunojë fizikisht! Kjo metodë mund të funksionojë në Kinë (dhe në Algjeri, mbase), por askush nuk guxon ta përdorë në Europë!
Sepse, siç thuhet diku, lirinë që e toleron të ta marrin një herë e ke të pamundur ta rifitosh më!
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29