Flash News

KRYESORE

Nis seanca e Kuvendit, në rend dite betimi i dy deputetëve dhe votimi i anëtarëve të KLP e KLGJ

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e dyta për vitin 2018-të. I pranishëm në sallë nuk do të jetë kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në Davos të Zvicrës së bashku me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Rendi i ditës parashikon betimin e dy deputetëve të rinj, Silva Caka nga LSI dhe Dritan Bici nga PDIU, si dhe votimin e anëtarëve të KLP dhe KLGJ.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 15.1.2018
  2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend
  3. Betimi i deputetëve të rinj

Raporti i Këshillit për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin

  1. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.7651, datë 21.12.1992, “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar
  2. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 57/2014 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar”
  3. Projektligj “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së grantit, ndërmjet KM të RSH, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve Grant, të siguruara nga qeveri të ndryshme nën fondin e përbashkët evropian të Ballkanit Perëndimor, për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës – Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri, të ratifikuar me ligjin nr. 63/2015” (pdf)
  4. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit
  5. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Prokurorisë’
  6. Për votim (të mbartura):

– Projektvendim “Për emërimin, e zotit Idlir GJATA, si anëtar i Bordit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare” (pdf) (Rregullore, neni 111, votim me shumicë të thjeshtë)

– Projektvendim “Për zgjedhjen e dy anëtarëve të Autoritetit të Konkurencës”

SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 2

– Projektvendim “Për propozimin Kuvendit të RSH të kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik”

– Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 90/2017 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, të ndryshuar Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

  1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

Të fundit