Flash News

KRYESORE

“Një kryetar bashkie do të ‘digjet’ shumë shpejt”, gazetari: Kam një video, do ta shfaq javës që vjen

“Një kryetar bashkie do të ‘digjet’ shumë

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se disponon një video, në të cilën përfshihet një kryetar bashkie i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në tv Klan, gazetari tha se video po verifikohet aktualisht dhe pritet të publikohet javës që vjen.

“Një sms tjetër më thotë që Hoxha ka një video shumë interesante të një kryetari Bashkie, i thoni ta shfaqë”, u shpreh Blendi Fevziu.

Ndërkohë, Hoxha e ka konfirmuar këtë fakt duke thënë se aktualisht po verifikohet.

Artan Hoxha: Është lajm që po e verifikojmë edhe do dali

Blendi Fevziu: Përvëluese është edhe kjo?

Artan Hoxha: Unë nuk them që është përvëluese por diskredituese më tepër

Blendi Fevziu: Bashki e madhe?

Artan Hoxha: Boll që është kryetar Bashkie, ç’rëndësi ka sa e madhe është bashkia, për mua problem është që s’duhet lejuar që në pozicione të tilla, njerëz që kanë besimin e qytetarëve të kenë të drejtë të marrin vendime për jetën e qytetarëve të këtij vendi.

Të fundit