Flash News

KRYESORE

Një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, Viti i Ri e gjeti Shqipërinë ndryshe

Sot ka kaluar një muaj nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Mëngjesin e së martës të 26 nëntorit, në orën 03:54 minuta, Shqipëria u ‘zgjua’ si kurrë më parë.

Tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter shkatërroi shumë banesa, më të shumtat në Durrës e Thumanë, por edhe në Tiranë, Krujë, Shijak etj.

51 njerëz humbën jetën, 45 të tjerë mundën të dalin të gjallë nga rrënojat falë ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Kosova, Greqia dhe vendeve të tjera të rajonit dhe Bashkimit Evropian

Ky ishte tërmeti më i fuqishëm i dekadave të fundit në Shqipëri dhe që la pas më shumë viktima e shkatërrim.

Sot, kur ka kaluar një muaj nga ngjarja tronditëse dhe jemi në prag të vitit të ri është bërë bilanci i dëmeve, por shumë njerëz  qëndrojnë në hotele e banesa sociale.

Ky vit i ri e gjeti Shqipërinë ndryshe, edhe atmosfera e festave nuk është e njëjtë. Dritat dhe zbukurimet nuk kanë munguar, kryesisht në kryeqytet, si mënyrë për të rikthyer shpresën dhe optimizmin.

 

Të fundit