Flash News

KRYESORE

Një ndër shtetet më të vogla në botë do të hapë Ambasadën në Tiranë

Një ndër shtetet më të vogla në botë do të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti Ambasadorin e Republikës së San Marinos, Giuseppe Maria Della Balda.

Presidenti Meta e priti me kënaqësi ftesën për të vizituar këtë shtet dhe duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, përshëndeti synimin e San Marinos për të hapur së shpejti Ambasadën e saj në Tiranë.

Hapja e Ambasadës do të jetë ngjarje e rëndësishme, që do të kontribuojë për t’i kthyer simpatitë reciproke në bashkëpunime konkrete ekonomike e kulturore, – nënvizoi Presidenti Meta.

Presidenti Meta vlerësoi mundësitë që ekzistojnë për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushat e arsimit, të shëndetësisë, turizmit, si dhe shprehu besimin për rritjen e pranisë së investitorëve sanmarinezë në Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi dhe përshëndeti rolin dhe mbështetjen që San Marino i ka dhënë pavarësisë së Kosovës.

San Marino është shteti i pestë më i vogël në botë sa i përket sipërfaqjes dhe i treti në Europë, duke lënë pas Lihtenshtejnin dhe Vatikanin.

Ndonëse një mikro-shtet, San Marino ka 12 Ambasada në të gjithë botën: SHBA, Indonezi, Mongoli, Japoni, Austri, Belgjikë, Bosnje-Hercegovinë, Francë, Vatikan, Itali, Serbi dhe Spanjë.

Vetëm dy shtete, Italia dhe Vatikani, kanë Ambasada në San Marino, tetë shtete të tjera kanë konsullata dhe një numër i konsiderueshëm shtetesh përfaqësohen me ambasadorët në Romë, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Të fundit