Flash News

E-TJERA

Celibashi mbërrin në KZAZ 30 pas incidentit të rëndë

Celibashi mbërrin në KZAZ 30 pas incidentit të rëndë

Ilirjan Celibashi, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbërriti në KZAZ nr.30 vetëm pak minuta më parë pas incidentit ku një prej vëzhguesve të lidhur me Ornaldo Rakipin ka goditur me grusht sekretarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), duke shkaktuar një situatë të tensionuar.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, gjithashtu ka reaguar menjëherë pas sherrit të ndodhur në qëndrën e numërimit të Yrshekut, ku një vëzhgues i kandidatit të PS-së Ornaldo Rakipi ka dhunuar kreun e KZAZ, Remzi Mehmeti.

Celibashi ka marrë menjëherë masa, ku përmes një shkrese ka dhënë urdhër për përjashtimin e çdo vëzhguesi të pranishëm në Kashar. Sipas vendimit të Celibashit thuhet që kërkohet revokimi i akreditimit të çdo vëzhguesi.

 

Të fundit