Flash News

KRYESORE

Një vit burg për Raoul Bovën

Një vit burg për Raoul Bovën

Prokuroria e Romës ka kërkuar një vit burg për aktorin e njohur Raoul Bova, i akuzuar për deklarim të rremë të pasurisë.

Sipas hetuesve, nga viti 2005 deri në 2011-n, aktori ka gjeneruar evazion fiskan për gati 700 mijë euro. Kërkesa është bërë përpara gjyqtarit të vetëm në gjykatën e Romës.

Procesi përfshin motrën dhe ish-gruan e aktorit, Chiara Giordano. Sipas pretendimeve, Bova ka transferuar disa aksione të shoqërisë që menaxhon imazhin e tij, Sammarco Srl. Duke pasur disa të drejta mbi filmat, ka përfituar kështu edhe një normë më të ulët të pagesave për TVSH-në.

Për motrën e aktorit është kërkuar një dënim prej një vit e katër muaj, ndërsa për ish-gruan një vit burgim.

Prokuroria e Romës ka kërkuar një vit burg për aktorin e njohur Raoul Bova, i akuzuar për deklarim të rremë të pasurisë. Sipas hetuesve, nga viti 2005 deri në 2011-n, aktori ka gjeneruar evazion fiskan për gati 700 mijë euro. Kërkesa është bërë përpara gjyqtarit të vetëm në gjykatën e Romës. Procesi përfshin motrën dhe ish-gruan e aktorit, Chiara Giordano. Sipas pretendimeve, Bova ka transferuar disa aksione të shoqërisë që menaxhon imazhin e tij, Sammarco Srl. Duke pasur disa të drejta mbi filmat, ka përfituar kështu edhe një normë më të ulët të pagesave për TVSH-në. Për motrën e aktorit është kërkuar një dënim prej një vit e katër muaj, ndërsa për ish-gruan një vit burgim.

Të fundit