Flash News

KRYESORE

"Nuk do të votoj më, BE na braktisi" / Zhgënjimi i qytetarëve të Shkupit pas vendimit negativ

"Nuk do të votoj më, BE na braktisi" / Zhgënjimi i

Dewtche Welle shkruan për reagimin e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut pas vendimit për mos hapjen e negociatave.

“Njerëzit në Maqedoninë e Veriut janë të zhgënjyer nga BE dhe kryeministri i tyre. Besimi te demokracia është tronditur thellësisht”, nis shkrimi i DW.

“Është bërë vjeshtë në Shkup. Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut përgatiten për dimrin. Në përgjithësi, klima është ftohur. Që kur vetoja e Presidentit francez Emmanuel Macron bllokoi negociatat e pranimit të këtij vendi në BE, gjendja shpirtërore e njerëzve ka rënë përtokë. Në pranverë, kryeministri Zoran Zaev ka planifikuar zgjedhje të reja. Ai kishte kërkuar shumë nga maqedonasit: një ndryshim të emrit me shumë premtime paraprake nga Brukseli. Maqedonia e Veriut duhet të bëhej anëtare e BE, kjo për shumë njerëz qe e qartë. Tani njerëzit ndihen të braktisur, besimi në politikë është errësuar nga zhgënjimi.

"Nuk do të interesohem më për politikën", shpjegon një informaticien 29-vjeç. "Dhe me siguri nuk do të shkoj më të votoj. Gjithsesi nuk ka rëndësi.” Po përhapet ndjenja e dorëzimit. As politika e brendshme, as ajo e jashtme nuk ecin vërtet në Maqedoninë e Veriut. Popullariteti i qeverisë ka rënë ndjeshëm. E njëjta gjë vlen edhe për Brukselin: "BE na lë në baltë", thotë një shitës 52-vjeç.”/DW

Të fundit