Flash News

KRYESORE

Nuk i dhanë çmimin si aktorja më e mirë, por Emilia Clarke ishte protagoniste në 'Emmys'

Edhe pse i shkruajtën një fund të tmerrshëm në "Game of Thrones" dhe ngjarja në Westeros me Danerys Targaryen që dogji këdo e gjithçka, mund të bëntë të gjithë "ta urrenin", por në fakt e gjithë bota e do.

Kjo për shkak se Emilia Clarke, aktorja që luajti rolon e Nënës së Dragonjve në GoT, është fenomenale.

Mbrëmë në 'Emmys', fansat prisnin që aktorja të fitonte çmimin si "Aktorja më e mirë protagoniste femër", por nuk ndodhi. Kjo i zhgënjeu paksa fansat e GoT dhe të Emilias në veçanti, mirëpo britanikja arriti të merrte gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj me një fustan Valentino me xhepa i cili theksonte dekoltenë e aktores.

Aktorja po ashtu kishte zgjatur flokët dhe të gjitha mediat e vlerësuan si të veshurën më bukur.

Buzëqeshja e saj që shkonte paralelisht me sytë që i shndrisnin, mori gjithë vëmendjen në tapetin lejla në Los Angeles. Clarke mund të mos ketë marrë çmimin por të gjithë e dimë çfarë aftësish tregoi ajo, sidomos në dy pjesët e fundit të serisë më të ndjekur në botë, Game of Thrones.

 

Të fundit