
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar

Alfred Lela
Tri opozita të tre vendeve ballkanike, Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të zi, janë 'në rrugë'. Dy prej tyre kanë bojkotuar prej muajsh procesin parlamentar, ndërsa e treta, ajo shqiptare, dorëzoi mandatet javën që shkoi.
Nuk i bashkon vetëm kjo tri republikat parlamentare të Ballkanit perëndimor, por edhe një e përbashkët tjetër, apo një fat politik, që i lidh me antarësimin në BE. Mali i zi, më e vogla ndër to, është më afër një date antarësimi; Serbia është në kapitujt e parë të negociatave të çelura, ndërsa Shqipëria, e fundit ndër to, pret, me dëshpërim më shumë se me durim, t'i hapen negociatat. Nën qeverinë socialiste të Edi Ramës duhe thënë se vendnumëroja është bërë edhe më dramatike.
Pse tre vende kaq afër (yet, so far) Europës dhe prospektit të familjes së madhe të vlerave europiane janë zhytur në një përplasje të re politike e cila është penguese dhe joproduketive në të njëjtën kohë? Penguese edhe për fatin e përbashkët në Europë.
BE, nga ana e vet, është e përfshirë nga ajo që quhet 'enlargment fatigue' (lodhja nga zgjerimi) dhe, duke ditur këtë, ia vlen të bëhet një pyetje: a e ka ndikuar kjo predispozitë e kahjes negative terrenin në të cilin ecin sot zhvillimet politike në Ballkanin perëndimor?
A janë dekurujuar establishmentet politike nga mungesa e një prospekti të qartë europian, apo siujdhesa e vogël e Europës e ka gjenetike këtë vonesë, këtë ngecje, këtë mosfat...?
Vështirë ta thuash këtë pa rënë në semplizëm apo abstraksionizëm, por në një gjë mund të bihet dakord. Për faktin se Europa ka patur dy modalitete apo dy shpejtësi.
Nëse termi 'Europa e dy shpejtësive' është përdorur për të përshkruar zhvillimet ekonomike në Veri dhe Jug të kontinentit (Nord-i i shpejtë, Sud-i i ngadaltë), një tempizëm i dyshimtë dhe i ndryshëm mund të pikaset edhe në raportin europian me vendet e Ballkanit perëndimor.
Duke folur për rastin e Shqipërisë, që i intereson jo vetëm këtij editoriali, por edhe audiencës së tij, mund të thuhet se Europa ka qenë me dy krerë, ashtu si shkaba në flamurin e vendit bregadriatik.
Komisioni Europian ka qenë 'bujar' në propozimet e tij për çeljen e negociatave Shqipërisë, ndërkohë që Këshilli i Ministrave të BE ka qenë ngurrues, dyshues dhe negativ kur ka ardhur ora e fundit e pro-ve dhe kundrave.
Europa e Unionit dhe ajo e shteteve kombëtare nuk janë pajtuar dot me njëra-tjetrën dhe kjo ka çuar sinjale të përziera në Tiranë. Ky mospajtim lart i është mbivendosur një tjetri poshtë, atij mes krahëve politikë, PS dhe PD. Të dy partitë kanë kalendarin e tyre në raport me Europën dhe ai i së djathtës është dukshëm superior duke qenë se regjistron antarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza.
E majta shqiptare prodhon një paradoks sepse ka marrdhënie të mira, në dukje, me politikanët e Brukselit, por nuk arrin ta përkthejë këtë në hapa të mëtejshëm në antarësimine Shqipërisë.
Këtu duhet mbështetur dyshimi se marrdhënia mes zyrtarëve të lartë socialistë dhe atyre europianë mund të jetë 'transaksionale': është e mirë për zyrtarët, por nuk është e mirë për shqiptarët.
Heshtja e zyrtarëve të Brukselit dhe përfaqësuesve të tyre në Tiranë lidhur me atë që opozita, analistë dhe media të pavarura si Zëri i Amerikës, Dojçe Vele dhe BIRN, i shohin si shkelje dhe implikime të mazhorancës socialiste në më shumë se një kategori të antiligjit, i shton edhe më shumë këtij dyshimi.
Një pandehmë e tretë, janë edhe lëvizjet e fundit të zyrtarëve të BE, vënë në kërkim të një 'opozite të re' që të zëvendësojnë atë 'të vjetrën' mandatdjegur. Të pajtohemi te fakti se lëvizja e opozitës është e paprecedent. Duke thënë edhe atë tjetrën se, po kaq i paprecedent është edhe ngulmimi i Brukselit (apo kujtdo) për 'të djegur' një opozitë dhe për t'i dhënë forcë shkëndijës së një tjetre.
A nuk do të ishte më e lehtë dhe më demokratike që të ndërronim/digjnim qeverinë? Më e lehtë në kuptimin procedurial, por edhe sipas paradigmës tashmë të stërpërdorur, që nga Thorou e këtej, 'qeveritë janë problemi'.
Një opozitë e simuluar, artificiale, e mbjellë në tokën, pjellore me keqkuptime, të politikës shqiptare, do të bëhej një problem më shumë. Europianët e patën provuar një herë në fillim të viteve '10 të shekullit të shkuar për të mbjellë diçka 'të huaj' në Shqipëri, në formën e një monarku të iluminuar të quajtur Vilhelm Vid. Në një shartim të tijin dhe të Esat pashë Toptanit, toka shqiptare prodhoi beun vendas të kthyer në monark, Zog I.
Nuk mbaron këtu kontradiksioni i këtij 'misioni europian'. Europa e nisi në vitin 1990 raportin me Shqipërinë me përpjekjen për të rrëzuar qeverinë dhe për të ngritur opozitën. 29 vjet më vonë është në anën e kundër të vetes dhe të historisë: po përpiqet të rrëzojë opozitën dhe të mbajë qeverinë.
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29