Nuk ofron dialog për opozitën, zyrtarja e Ambasadës Amerikane i shkon në zyrë Ramës

Foto: ABC News

Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses – Ones ka zhvilluar një takim me kreun e qeverisë Edi Rama pasditen e së enjtes në ambientet e kryeministrisë.

Ones, përfaqësuesja më e lartë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e bën këtë vizitë pak ditë pas takimit me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe aleatët e tij, takime të cilat erdhën pas heqjes dorë nga mandatet parlamentare dhe protestave të thirrura nga kjo e fundit.

Ambasada e SHBA-së në deklaratat e saj ka kundërshtuar këtë vendim radikal të koalicionit opozitar, si dhe ka përsëritur thirrjet për mos ushtrim dhune në tubimet e thirrura nga opozita.

Ditën e sotme, ajo takoi edhe kreut e PD-së, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në një monolog publikuar pasdite, Edi Rama shmangu kërkesat e ndërkombëtarëve për dialog, duke hedhur një lumë akuzash ndaj opozitës, për të cilën theksoi se është drejt shuarjes.