Flash News

KRYESORE

“Nuk pres shumë nga takimi në Berlin”, kryeministrja e Serbisë tregohet e qartë: Dialog pas heqjes së taksës

“Nuk pres shumë nga takimi në Berlin”, kryeministrja e

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç është shprehur se heqja e taksës nga Kosova ndaj prodhimeve serbe është “minimumi i minimumit” për vazhdimin e dialogut dhe se nuk pret shumë nga takimi i ardhshëm në Berlin.

“Nuk pres shumë nga takimi në Berlin, ne jemi ftuar, do të dëgjojmë çfarë kanë për të na thënë”, u shpreh Bërnabiç sot në Beograd. Në takimin e Berlinit më 29 prill do të marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të lartë të BE, ndërsa Kosovën dhe Serbinë do t’i përfaqësojnë presidentët dhe kryeministrat.

Kryeministrja e Serbisë ka theksuar se Kosova nuk do të ketë kompromis dhe ka shtuar se këtë gjë e ka treguar me miratimin e Platformës, e cila, siç ka thënë ajo, është e drejtuar kundër dialogut.

Të fundit