Flash News

KRYESORE

Oferta për të marrë pankinën e Chelsea-t, kushtet që kërkon Zidane

Oferta për të marrë pankinën e Chelsea-t, kushtet që

Trajneri francez Zinedine Zidane, i cili para disa muajsh la Realin e Madridit për të marrë disa pushime, tashmë është i gatshëm të marrë në drejtim pankinën e Chelsea-t.

Por për këtë, Zidane ka kërkuar t'i plotësohen tre kushte.

Sipas “The Sun”, ish-trajneri i "Los Blancos" kërkon një buxhet prej 200 milion funtesh për transferimet.

-Marrëveshje e re me Eden Hazardin, ku parashihet që të qëndroj dhe të ndërtojë një ekip përreth tij.

-Rreth 200 milionë funte për të përmirësuar skuadrën, ku pritet të ketë ndryshime në të gjitha repartet e ekipit.

-Të ketë rol kryesor në rekrutimin e lojtarëve së bashku me drejtorin Blues, Marina Granovskaia.

Ndërkohë, Sarri mbetet nën presion tani për tani duke qenë se ka disa përballje të mëdha, duke përfshirë ndeshjen me Manchester Unitedin në shtëpi në raundin e pestë të FA Cup.

Gjithashtu është dhe finalja e Kupës së Carabao kundër Manchester Cityt.

Të fundit