Flash News

KRYESORE

Olsi Bylyku mund të ketë lënë ‘Portokallinë’ për Bes Kallakun?

Olsi Bylyku mund të ketë lënë

Olsi Bylyku është një tjetër emër që i shtohet listës së ikjes së aktorëve nga emisioni i humorit në Top Channel “Portokalli”. Olsi, i njohur ndryshe dhe si Kimikati, është një ndër aktorët e rinj që ka fituar menjëherë zemrat e publikut.

Nëse shumë prej jush nuk e dinë, është pikërisht Bes Kallaku ai që  e solli në ‘Portokalli’ dhe me shumë gjasa po Besi e largoi nga Portokallia.

Prej disa kohësh përflitet për një projekt të ri nga Besi dhe Erion Isai dhe me shumë gjasa do shohim dhe Olsin me ta.  Deri tani nuk dihet asnjë detaj, por përflitet që do i shohim në TV Klan.

Të fundit