Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Imagjinojeni Tiranën kur kullat dyzet, apo më shumëkatëshe, të kenë hedhur edhe fasadën, ndezur dritat dhe të të jenë mbushur cit me biznese dhe banorë. Në pamje të parë, nuk ka më mirë: lëbyrja e dritave, nëpunëset joshëse të kompanive private tek lënë pas një shtëllungë të parfumosur jete, transaksionet, negociatat, la bella vita…
Por, poshtë dukjes është kërma e asaj që do të vijë më pas për gjithë qytetin.
Shtimi i popullatës rezidente apo punëtore, në një perimetër të kufizuar të qytetit, e gjitha brenda Unazës së vogël, apo edhe më ngushtë përreth ish-Bllokut, do të vijë automatikisht me shumëfishim të makinave, çka do të thotë trafik, me të gjitha pasojat. Gryka e shishes, që shtrihet sot nga Ministria e Brendshme te hotel “Plazza”, do të jetë së shpejti një vrimë gjilpëre ku qeveria dhe oligarkët do të mundohen të shtijnë gjithë qytetin.
Do të jemi para një kolapsi urban me problematikë të shumëfishtë: trafik, ndotje akustike, mjedisore dhe stres.
Zemra e qytetit do të ketë më pak gjelbërim, më shumë beton, më shumë gjurulldi, më pak ajër dhe verat e Tiranës, rrjedhimisht disa gradë më të nxehta.
Kështu do të jetë dhe asnjë lehtësim nuk do të vijë prej faktit se ata që i ideojnë, lejojnë, ndërtojnë dhe shijojnë kullat nuk jetojnë në to, por në periferitë e gjelbra të Tiranës, në vila, oborret e të cilave janë disa herë më të gjera se sa gryka e shishes së trafikut ku duhet të kalojnë vozitësit dhe këmbësorët e Tiranës së përditshme.
Të shoferuar, indiferentë ndaj zhurmës dhe trafikut që nuk depërton në makinat e shtrenjta soundproof, Tirana që kanë ndërtuar sipas shijes dhe oreksit të tyre do të jetë armiqësore me pjesën tjetër të popullatës.
Nuk u bëhet vonë. Më të bezdisurit do të emigrojnë. Më të nënshtruarit do të gjuajnë me llastiqe nga muret e rrjeteve sociale. Kataklizma nuk do të bëhet kurrë debat qendror në opinion dhe në media, sepse kanalet kryesore televizive janë gjithashtu dashnorë kullash.
Pa një transport publik dinjitoz, pa subway, pa tram, pa trena, me korsi biçikletash të hapura si publicity stunt, me rreshta pemësh që, para lartësisë së kullave duken si kaktuse në shkretëtirë, qyteti do të shndërrohet në një trup kapilarët e të cilit janë plot me kolesterolin e keq, një bark i madh babëzie pa fetus.
Tirana nuk do të lindë më normalitet. Këto kulla nuk janë gjë tjetër veçse paradhoma të Onkologjikut, një të nesërmeje tumorale ku të varfrit, që i shohin kullat nga poshtë me lakmi, do të vërtiten si zombie në korridoret e ‘shëndetësisë falas’. Të pasurit, autorë ose banorë të kullave, kanë fatin e posaçëm të parave të tyre: mund të shkojnë në Vjenë ose Bergamo. Në fund, të gjithë bëhen të barabartë në Tufinë.
Nëse Tirana është tashmë një qytet pa të ardhme, no city for normal people, a do t’i dorëzohet edhe Shkodra manisë për kulla?
Projekti i parë, hotel "Rozafa", është paraqitur para pak ditësh nga Edi Rama, Arkitekt Sinani i gjithë këtij tërbimi vertikal, me lehtësinë dhe sigurinë me të cilën Albert Speer shpaloste projektin arkitektonik të Rajhut III.
Të ngulësh një përçartje postmoderne mu ku fillon historia venediko-otomano-austriako-italo-shqiptare e Shkodrës, kërkon një guxim katundaresk. Shkodra e ka atelienë e saj urbane, dhuratë të shekujve, dhe të futesh në të me një tiranosaur është veprim prej tirani. Shkodra mund dhe duhet përmirësuar, por jo shkatërruar.
Kulla e Rozafës mund të jetë e bukur në vetvete, por në kontrast me Turizmin, ‘Rozafën’ e kohës së një tirani më parë, do të ngjajë jo më mirë se skyline-i i Tiranës, ku “Interkontinentali” dhe “15 katëshi” duken si dy të burgosur në gjatësi të ndryshme, veshur me pizhame të pakombinuara, që kanë dalë për ajrosje në çatinë e burgut.
Nëse kjo është një garë mes paranojës së Edit dhe fantazmës së Enverit, edhe më keq për Tiranën, dhe sidomos Shkodrën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38