
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
Nga Miodrag Vlahoviç- Pobjeda[i]
Pas deklaratave më të fundit të Z. Eskobar në lidhje me “Ballkanin e Hapur” janë interesante tri çështje.
E para ka të bëjë me arësyet dhe motivet për të cilat Z. Eskobar, bash si edhe ambasadori i ShBA-ve në Beograd, Z. Hill dhe, në një masë disi më të vogël, Z. Sholl, këshilltar në Departamentin e Shtetit, vazhdojnë të propagandojnë “Ballkanin e Hapur”, edhe përkundër pozicioneve të qarta nga BE-ja dhe vetë Brukselit (me përjashtim të Hungarisë së Orbanit dhe Varhelit, sigurisht), të cilët, në shumë raste, në mënyrë direkte dhe indirekte, madje edhe në konkluzionet dhe në Rezolutat e Samitit të Nëntorit të Procesit të Berlinit, kanë bërë qartë me dije se BE-ja qëndron pas kësaj iniciative rajonale, e cila ka parime dhe rregulla të përcaktuara qartë, forma të kuadruara bashkëpunimi dhe programe dhe synime konkrete dhe se nuk mbështet “Ballkanin e Hapur” të papërcaktuar, i cili nuk përmban asgjë nga ato që u cituan më lart dhe i cili “mbledh” vetëm tri nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Me këtë qëndrim, diplomatët në Zyrën për çështjet europiane dhe euroaziatike të Departamentit të Shtetit distancohen qartazi dhe pa mëdyshje nga përpjekjet europiane në Ballkanin Perëndimor, i cili, pa marrë parasysh shumë dobësi të vjetra dhe të reja si dhe ngecjen në vend, gjithsesi ka një logjike dhe synim të qartë – përfshirjen e rajonit tonë në BE. Nuk ekziston një përgjigje logjike dhe e thjeshtë për pyetjen: përse u dashka “Ballkani i Hapur” kur ekziston Procesi i Berlinit?
Retorika e ambasadorit Hill dhe e zëvendësndihmësit të sekretarit të shtetit Eskobar – se ShBA-tëse mbështesin të gjitha iniciativat që afrojnë Balkanin Perëndimor me anëtarësimin në BE – humbet besueshmëri, nëse e ka pasur ndonjëherë, pikërisht për faktin se diplomacia amerikane, e preokupuar me probleme të tjera, lejon që në pjesën tonë të Europës, “me forcë dhe me turp”, të shtyhet përpara një projekt që shkakton dyshime dhe mosdakordësi. Projekt të cilit i mungon kuadri dhe rregullat e lojës, dhe i cili gjithnjë e më shumë po shndërohet në mbështetje të prioriteteve të politikës së jashtme të një vendi në rajon (Serbia, me siguri), por edhe të një tjetri (Shqipëria)- megjithëse kjo e dyta gjithsesi në një masë më të vogël.
Çështja e dytë ka të bëjë me një pyetje interesante: kush vendos tani në Departamentin e Shtetit dhe në instancat e tjera në Uashington për atë se cila është pozita amerikane në lidhje me Ballkanin Perëndimor dhe, më konkretisht, prej nga vjen kjo mbështetje fodulle dhe pothuajse kërcënuese për mbështetjen e një iniciative e cila në rajon lidhet më presidentin serb Vuçiç? Të cilën, “për çudi”, e mbështesin edhe vendet që nuk marrin pjesë në këtë “rrethrrotullim” amerikan në rajon, madje edhe forca për të cilat integrimi europian është vrima e fundit e kavallit, ndërsa NATO, përshembull, armike dhe burimi i të gjitha të këqijave? Përse e gjitha kjo, sikurse kemi nënvizuar më parë, mbështetet edhe nga ministria ruse e punëve të jashtme?
Si është e mundur dhe çfarë do të thotë kjo? Përgjigja ndaj kësaj “enigme” – ku shpie e gjitha kjo dhe kush vendos për këtë – miqtë tanë në Uashington, njohës të mirë jo vetëm të kushteve dhe situatave aktuale, por edhe e të gjitha gjërave që kanë ndodhur në këto territoret tona këta tri dekadat e fundit, e më gjatë, gjithsesi gjendet te diplomatët amerikanë të përmendur këtu – Eskobar, Sholl dhe Hill.
Eskobari dhe i Vuçiçi
Sipas mendimit të miqve tanë, kreu i Departamentit të Shtetit, Këshilli për sigurinë kombëtare dhe vetë Shtëpia e Bardhë, ia kanë lënë në dorë diplomatëve, të cilët një pjesë të rëndësishme të angazhimit në punë dhe karrierës së tyre e kanë në Beograd dhe të cilët janë marrë me Ballkanin, për të profilizuar dhe realizuar politikën amerikane nëkëtë pjesën tonë të Europës. Nënvizohet në mënyrë të veçantë fakti se ambasadori Kristofer Hill, si diplomat me eksperiencë, është kthyer nga pensioni pikërisht për shkak të situatës dhe raporteve me Serbinë, në një masë të madhe ka duar të lira kur bëhet fjalë për hapa konkretë, por edhe, gjë që nganjëherëështë e rëndësishme, për mesazhet publike drejtuar udhëheqjes serbe, të cilat kanë (në një numur të madh shembujsh) jehonë tejet negative dhe pothuajse domethënie kërcënuese në vendet e tjera të rajonit – në radhë të parë në Kosovë, në Bosnjë e Hercegovinë, dhe te ne. Ambasadori Hill promovon me entuziazëm temat “ekonomike” dhe heqjen e të gjitha barrierave, pa referencë se nën cilat rregulla dhe me çfarë lidhjeje (nëse mendon për një gjëtë tillë) me rregullat e CEFTA-s dhe kuadret e tjera tregtare rajonale.
Një situatë e këtillëështë tejet shqetësuese. Politika e jashtme dhe aksionet diplomatike të një vendi të stërmadh siç është ShBA në mënyrë të paevitueshme të tejngarkuar me inerci – e kësisoj kur ky karvan niset në një drejtim – do të duhet kohë të ndalet, e akoma më shumë kohë për tu orientuar në një drejtim tjetër...
Dilema e tretë dhe e panjohura e madhe – e cila përsëri ka të bëjë me motivimin e dhe shkaqet se përse bëhet ajo që po bëhet – ka të bëjë me arësyet e një politike të këtillë në Ballanin Perëndimor. Ta marrësh me të mirë Serbinë në mënyrë që ajo të sillet në mënyrë korrekte dhe konstruktive nëpërmjet ledhatimit dhe përkëdheljeve për rregjimin në Beograd (ku opozita jonacionaliste demokratike dhe media të lira ka vetëm në gjurmë dhe mbetje)është, sikurse është vërtetuar disa herë, logjikë e gabuar.
Nuk ka për tu pajtuar nacionalizmi serbomadh nëse nuk i bëhet ndonjëfarë “kompensimi”. Një politikë e këtillë, dhe këtë duhet ta dinë edhe Z. Eskobar, edhe Z. Hill por edhe Z. Sholl, është mohim dhe “tradhëti”, që të shprehemi kështu, i gjithçkaje që ka qënë “pax americana” në territoret tona që nga fillimi i viteve nëtëdhjetë të shekullit të kaluar e deri nëkohën e administratës së Donald Trampit.
Nga ana tjetër, për të zbatuar logjikën dhe arësyen që kemi patur rastin shpesh herë ta dëgjojmë nga diplomatët amerikanë në situata komplekse të cilat janë për ne (përshembull, ambasadorin Montgomeri, disa vite më parë, para referendumit për pavarësinë e Malit të Zi kur deklaroi: “Nëse keni një ndryshim me dhjetë përqind, atëherë është OK”) dhe të cilën e mbështesim me sinqeritet: përse diplomatët e nderuar amerikanë nuk i shfaqin njohuritë dhe efikasitetin e tyre në bisedimet kosovaro-serbe dhe përse nuk e lusin me dashamirësi (siç edhe janë duke bërë), presidentin Vuçiç që të rregullojë raportet me Kosovën fqinjë?
Kur ta bëjnë një gjë të tillë ambasadori Hill, këshilltari Sholl dhe zëvendësi i ndihmësit Eskobar, atëherë këmbëngulja e tyre për “Ballkanin e Hapur” do të fitojë, sëpaku disi, besueshmëri.
(Autor është Ministër i jashtëm e Malit të Zi dhe komentator i politikës së jashtme të gazetës“Pobjeda”)
[i]https:/www.pobjeda.me/clanak/vlahovic-prvo-skoci-pa-reci-otvoreni-balkan
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29