
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar

Alfred Lela
Debatet televizive janë kthyer prej vitesh në ikonoklastë* të konceptit të medias si mjet i publikut për të kuptuar ngjarjet dhe për t’u mbrojtur nga abuzimet e pushtetit. Për këtë nuk mund të fajësohen moderatorët, të paktën jo plotësisht, sepse ata janë pre e frymës së kohës për sensacionalen, për clickbites, për audiencën e madhe, dhe për paratë e reklamës që vijnë me të gjitha këto.
Sidomos, dhe kjo duhet thënë, me një publik që është gjithnjë e më vulgar, i palexuar, i painteresuar dhe në kërkim të argëtimit, jo të dijeve. Ka qenë gjithmonë kështu në fakt, ajo që ka ndryshuar janë shumimi i platformave të komunikimit dhe tekonologjia, që u kanë dhënë mundësi të gjithëve të marrin një vend në agorën e pjesëmarrjes publike.
Thënë këtë duhen kuptuar si Blendi Fevziu dhe kolegët e tij, ashtu edhe panelistët si Baton Haxhiu dhe kolegët e tij. Mbrëmë, kur po diskutohej dyshimi për pjesëmarrje në trafik droge të Olsi Ramës, që me të drejtë u kthye në vendosës të agjendës, thuajse në të gjitha debatet tv, nuk u shmang përpjekja për ta zhbërë agjendën që kish vendosur lajmi, por edhe vetë lajmi.
Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është teatralizimi i debatit. Pra, të flasësh për çështjen nga margjinat e saj duke bërë qendrore gjërat më të parëndësishme. Paneli i mbrëmshëm, i vënë përballë kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike ishte, nuk e them dot rastësisht apo i përzgjedhur, për ta zhbërë thelbin dhe zhvendosur agjendën. Në krye të kësaj përpjekjeje u vunë me zell Baton Haxhiu dhe Iris Luarasi.
Me sa e njoh unë median dhe debatin, ata e humbën betejën me Bardhin, por nuk ka rënëdësi kush fitoi apo humbi. Ajo që vlen në këtë rast është se, pse debati banalizohet, në mënyrë që sa më banale të jenë mendjet, dhe ato janë kryesisht të tilla, aq më shumë do të merren me të parëndësishmen, me anësoren, me hajgaren në vend të seriozes, me vogëlsinat në vend të thelbit.
Një episod i kësaj përpjekjeje i takon Baton Haxhiut, një burri siguriosht të mençur, me hilen që inteligjencën e kam për vete, por edhe për t’jua hedhur më pak inteligjentëve se unë. Për Batonin, Olsi Rama është një hedonist, pra dikush që u jepet qejfeve të jetës. Sipas Batonit, Olsi ka qejf dy gjëra në jetë: futbollin dhe atë tjetrën që e kemi qejf të gjithë. Në një mjedis burrash ku nënkuptimet janë deomos mashkullore dmth p…. (megjithatë edhe këtu nuk kemi pse të jemi të sigfurtë sepse gjithnjë e më shumë p…po skualifikohet si totemi kryesor).
Fevziu duke qenë, si burrë shqiptar, si moderator i emisionit kërkoi edhe një jargavitje më shumë nga publiku i tij në shkallët imagjinare të arenës, dhe e pyeti se çfarë është ajo gjëja që kanë qejf burrat.
Gjetja e Batonit për ta fikur dritën e thelbit të debatit ishte e mirë, por efktet i ka patur jetëpaka. Edhe mendjet më vulgare e dinin se mbrëmë debati duhej të ishte “a ka përgjegjësi vëllai i njeriut më të fuqishëm në vend; a është ai pjesë e trafikut të drogës? Akuza bazohej mbi dyshime të arsyeshme, mbi piketa që lidheshin logjikisht, me dosje të prokuruara nga shteti dhe vinin nga një eksponent i lartë i partisë më të madhe të opozitës.
Debati pra, ishte, a është i përfshirë Olsi, jo si qytetari Rama, por si vëllai i kryeministrit? A janë qepur dokumentet në mënyrë të tillë që ai ti shpëtonte përgjegjësisë? A e kanë fshehur prokurorët përfshirjen e tij? A janë promovuar ata në detyra të larta për këtë ‘shërbim’ ndaj kryeministrit?
Të mbuluarit e këtyre pyetjeve me hedonizmin e personazhit në fjalë, dëshirimet e tij për futbollin dhe p…. janë banalitete, për vetë faktin e thjeshtë se thuajse të gjithë burrat, këtu apo në vende të tjera, këtë bëjnë: shohin shumë futboll dhe janë të trishtuar se pse kanë kaq pak p…
Por, kjo përpjekje për ta vizatuar Olsin si hedonist, pra një qejfli të vjetër qyteti, është një skenar i përdorur, që pararendësit e Batonit në krijimin e mitit të Edi Ramës e kanë future në qarkullim që në fillimvitet ’90. Ky mit e shpëtoi Ramën edhe nga kurthi i fotove nudo në plazhet e Francës, që u publikuan për ta dëmtuart dhe në fund e ndihmuan që të rizgjidhej në krye të bashkisë.
Batoni dhe të tjerë, le të mundohen të ngrenë mit të ngjashëm edhe për Olsin, por kjo nuk e shmag pyetjen: keni ndonjë burrë shteti për të ofruar apo vetëm burra p…?
*ikonoklast-persona që mundohen të zhbëjnë apo sulmojnë besime apo koncepte te ngulitura dhe popullore.
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29