
Flash News
Edmond Spaho zgjidhet nga PD-ja drejtues politik për qarkun e Korçës
Vazhdojnë negociatat me Mediun dhe Idrizin, Basha: Shumë shpejt do të ketë një njoftim
Zgjedhjet/ PD cakton drejtuesin politik në Lezhë, detyra i besohet Mark Markut
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Alfred Lela
Zhozef Fushe është simboli i oportunizmit politik. Ai shërbeu në çdo qeveri franceze, nga viti 1792 deri më 1815, duke punuar me me tre regjime të ndryshme politike: Direktoratin, Konsullatin dhe Perandorin.
Edhe Shqipëria ka oportunistët e saj. Tradhtia nuk kërkon talent, por karakter. Këtu, te karakteri, janë përqendruar goditjet e gjithë atyre që janë marrë më largimin nga PD drejt qeverisë Rama të një zv/ministri të sapoemëruar. Ndoshta ikja e tij do të kishte qenë më pak e targetuar nëse nga kampi blu, që prej 2017, nuk do të kishte vijuar një hemorragji hakmarrëse. Aktualisht, katër parti të reja kryesohen nga njerëz që vijnë nga qendra ose rrethinat e së djathtës.
Rama ka zgjedhur t’i sistemojë disa prej të ikurve si antarë bordesh, zv/ministra, ambasadorë, krerë organizatash rajonale, kryetarë partish të reja, etj. Sigurisht, ai nuk është i pari që e funksionalizon tradhtinë për qëllime politike. Të kujtojmë zgjedhjen President të Topit me votat e njerëzve të Nanos, apo mbajtjen në këmbë të qeverisë Berisha me miell hua nga e majta.
Ajo që mund të thuhet për oportunistët, pragmatistët apo ‘tradhtarët’, është se pranvera e kalimit nga një kamp në tjetrin zgjat shumë pak. Çka pason është një dimër i gjatë ku ata ndihen të braktisur. Diku në një tokë të harruar, përgjithmonë bij të një njerku.
Nuk është fati që i braktis, por fabula. Ata nuk kanë më një narrativë personale që vlen për të tjerët. Shihni për shembull një ish-ministër, socialist i orëve të para, ardhur nga Partia e Punës, që u bë deputet i PD për një mandat. I mbetur në no man’s land, në tokën e askujt, njerëz të tillë kuptojnë, shumë vonë ndoshta, se mënyra më e mirë për ta rishpikur veten është të mos i ishin futur fare rishpikjes.
Hiq rastin kur kanë talentin e Zhozef Fushesë. Por, burra të tillë janë gjë e rrallë. Njerëzit do të vazhdojnë me të vetën: duke dashur tradhtinë, por urryer tradhtarin.
*Editoriali i emisionit PolitikOn në RTV Ora, e enjte, 19 nëntor 2020.
Ditari politik









Të fundit


'Photoshop-i' më i dështuar i familjes Kardashian - Jenner
18 Janar 2021, 17:20

Ulet numri i viktimave dhe rastet e reja nga Covid-19 në Shqipëri, situata sot
18 Janar 2021, 16:47

Dedikimi i veçantë i Barack Obama-s për bashkëshorten
18 Janar 2021, 16:28
Edmond Spaho zgjidhet nga PD-ja drejtues politik për qarkun e Korçës
18 Janar 2021, 15:45
Në ditëlindjen e 25-të të Sarës, Lori publikon disa foto "të fshehta"
18 Janar 2021, 15:18
U zgjodh drejtues politik për Lezhën, Marku: Vendim i vështirë, pushteti s’më josh
18 Janar 2021, 14:55
Nacionalizmi i vaksinave, OBSH: Bota është në prag të një dështimi katastrofik moral
18 Janar 2021, 14:51
Duetet e së dielës mbrëma të Dojnës janë me Vlashentin
18 Janar 2021, 14:49
Dita e 8, nis vaksinimi i stafit mjekësor të pavionit Covid të pediatrisë
18 Janar 2021, 14:32
Reperi amerikan Diddy mban veshur bluzën me portretin e Dafina Zeqirit
18 Janar 2021, 14:00
Kosovë/ KQZ kërkon zyrtarisht verifikimin e kandidatëve për deputetë
18 Janar 2021, 14:18
Franca nis vaksinimin e të moshuarve mbi 75-vjeç
18 Janar 2021, 14:07
Zyrtare/ Tirana firmos me sulmuesin e Finlandës
18 Janar 2021, 13:48

Turneu Australian Open nis më 8 shkurt, 72 tenistë në karantinë
18 Janar 2021, 13:28

Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Greqi për luftën kundër krimit ndërkufitar
18 Janar 2021, 13:14
Pandemia, goditja më e madhe për shëndetin mendor që nga Lufta e Dytë Botërore
18 Janar 2021, 12:45
Inter ndryshon emër dhe logo, revoltohen tifozët
18 Janar 2021, 12:38
8 këshilla si të qëndroni zgjuar kur ndiheni të lodhur
18 Janar 2021, 12:32