Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Alfred Lela
Sjellja e qeverisë, përpjekja për ta bërë debatin njëkalimësh, pra që shkon e vjen vetëm në një kah të autostradës politike, duke e vrarë rrjedhimisht, tregon shumë për dosjen e fundit të përgjimeve të ardhur nga Italia. Nuk mund të mos vëresh disa ngjashmëri me një rast të mëparshëm përgjimesh, dosjet 184 dhe 339, përkatësisht të zgjedhjeve në Dibër dhe Durrës, të cilave u bëri jehonë edhe gjermanja BILD. Para këtyre, një tjetër set përgjimesh, ardhur po nga Italia, shqyrtonte bandën e Habilajve dhe lidhjet e tyre me ish-ministrin e Brendshëm Tahiri.
Ngjashmëritë fillojnë te përpjekja to play it down apo zvogëlimi i përmbajtjes së dosjes. Ashtu siç vëllezërit Habilaj dhe banda e tyre konideroheshin mitomanë, pra si kundravajtës lokalë që ‘hapeshin’ me njëri tjetrin duke përmendur emra të mëdhenjsh dhe lidhjesh potenciale me ta, edhe personazhet italiane të dosjes, pikturohen si asgjë më shumë se sa name droppers, njerëz që përdorin emra të famshmish apo të mëdhenjsh për të treguar rëndësinë e vetes dhe për të mashtruar të tjerët me këtë rëndësi.
Pushtetarët e Tiranës bëhen kështu, për të disatën herë, viktima të ‘inskenimeve’ nga personazhe të botës së krimit, vendas apo të huaj. Sigurisht, shmanget vendosja e bisedave dhe pretendimeve brenda kontekstit apo pamjes së madhe të gjërave. Si për shembull, boom-i i ndërtimeve në Tiranë, që përkon pikërisht me kohën e dosjes apo edhe 20 përqindshi, një sekret publik tashmë në Shqipëri, që lidhet me kuotën që jepet ryshfet për një leje ndërtimi.
Ngjashmëria tjetër, është devijimi i skandalit me pretendimin se personazhe të dosjes janë në fakt të lidhur, jo me pushtetin aktual, por me politikanë të së djathtës. Një foto e Nard Ndokës me një eurodeputet italian u qarkullua si eureka shfajësuese për të thënë se, në mos të pafajshëm ne jemi njëlloj me ata që na akuzojnë dhe duan të na zënë vendin në qeveri.
Një ngjashmëri tjetër është kapja te detajet më të vogla dhe të parëndësishme, dhe përpjekja për të përshkruar me to pamjen e madhe, duke dhënë përgjithësimin shërues. Për shembull, kryeministri Rama nxori për të përdorur nga dosja italiane faktin se një dyqan i Ndrangetas në Tiranë nuk kishte dalë me fitim, duke thënë se mafia në Shqipëri kishte dështuar. Është si të thuash se një dyqan sallami italian i familjes Gambino në Little Italy në vitet ‘80, që siguronte pak fitime apo dilte me humbje, dëshmonte për mossuksesin e mafias në New York.
Ngjashmëria tjetër, e përhershme duhet thënë, është përdorimi i çështjeve kriminale për konsum politik, ndërkohë që institucionet e drejtësisë luajnë shurdhmemecin. Ndërkohë që mund të pretendojnë se burokracia e tyre është e ngadaltë dhe e heshtur, ky krah i shtetit duhet të kuptojë se është në nevojë alarmante për marrdhënie publike të menjëhershme. Kur një çështje që i përket drejtësisë luhatet si top para pushtetit gjyqësor, heshtja nuk është përgjigja. Sidomos në rastin kur akuzat nuk vijnë si demonstrime të përballjeve politike, por si hetime të një prokurorie simotër, asaj italiane. Nëse dosja italiane ka një kapitull shqiptar, a ka prokuroria jonë një ‘qen’ në këtë lojë? A i intereson apo a e shqetëson atë subjekti i kësaj dosjeje? A është në kontakt me autoritetet italiane? Në ç’drejtim?
Një konferencë shtypi me detaje të tilla, pa prekur sekretin e hetimit, sqaron publikun e hutuar nga breshëritë e dy palëve, por edhe nderon organet e drejtësisë. Drejtësia jonë mund të jetë e re apo në rinim e sipër, por vazhdimi me huqet e vjetra nuk flet aspak mirë për të.
Nëse pretendon të jetë e re, ajo duhet t’ia nisë nga transparenca dhe marrdhëniet me publikun. Me këtë pjesë të shoqërisë i ka patur përherë marrdhëniet e tendosura, pa sa për politikën, e të gjithë krahëve, e dimë prej kohësh vajin që rrjedh në ato rrugë dhe i lubrifikon të gjitha ngecjet.
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24