Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Princi Leka dhe Elia Zaharia si luftë e likuiditetit me permanencën
Alfred Lela
Mbretëritë janë institucione të permanencës, ndoshta të vetmet të tilla në një botë likuide, të ndryshueshmërisë konstante dhe relativizimit total. Martesa është gjithashtu një institucion i tillë (derisa vdekja të na ndajë!), dhe për këtë trandicionalistët, që brenda lëndës politike quhen konservatorë, i vlerësojnë si njërën dhe tjetrën.
Shqipëria ka patur fatin (e keq sipas autorit të këtyre radhëve) të një mbretërie të ndërprerë. Atë rol dhe besim, që gjatë tranzicionit kemi dashur t’ia mveshim Presidentit, mund të ishte interpretuar mjaft më mirë nga një mbret. Monarku do të kishte qenë mbi partitë, sepse ai nuk do të emërohej prej tyre, siç është rasti i kreut republikan të shtetit tonë.
Në krizën e madhe të besimit ku janë edhe ato që duhet të ishin gjithaq institucione të permanencës, kisha dhe xhamia, pra religjioni (kujtoni disa ‘rrëshqitje’ drejt qeverizmave të një prej ipeshkvijve apo ndasinë e thellë në komunitetin musliman të ndarë në erdoganistë dhe gulenistë). Monarku, me gjasë, do të mbetej njëfarë rojtari që e shihte Shqipërinë si diçka me natyrë të përjetshme, dhe çdo gjë tjetër kalimtare. Shqipëria dhe Zoti do të ishin ato prej të cilave do të duhet të ruheshim, dhe do të duhej të ruanim.
Kjo mungesë permanence, ky fluiditet i gjithçkasë që rrëgjohet në asgjënë, kulmoi në konfliktin mes nipit të Mbretit Zog, Princit Leka dhe Elia Zaharisë, një aktore teatri që u bë për disa kohë Princesha Elia.
Shumëkujt mund t’i jetë dukur kitsch martesa e tyre, por edhe ajo dukje teatraliteti, siguronte shëmbëlltyrën e një trasferte sociale që kalon nga brezat te e ardhmja. Ishte një përpjekje për të thënë se ca gjëra nuk ndryshojnë kurrë dhe nuk kanë pse. Një këmbëngulje te tradita e cila sot është zëvendësuar nga një këmbëshkulje e gjithsejtë. Shndërrimi për 1 ditë i Tiranës në qytet të familjeve mbretorore të Europës, kishte diçka muzeale, eterne, të pagjasë. Një kujtesë se bota është e krijuar, por edhe se krijon, se Çezari dhe Zoti janë kuptime të kësaj ndërlidhjeje.
Qelbi i konfliktit shpërtheu në publik për t’i dënuar, si monarkinë ashtu dhe martesën, me damkën e një turpi. Por kini parasysh se kush janë ata që e ligjërojnë, e transportojnë damkën e këtij dënimi. Ushtarët e likuiditetit. Për shembull policët dhe prokurorët-duke hamendësuar se video ka dalë prej tyre- emrat e kolegëve të të cilëve gjenden në dosjen “Metamorfoza”, apo në përgjime të tjera të shërbimeve apo policive të huaja. Gazetarët e medias, mainstream apo digjitale, të cilët vetëlegjitimohen në kërdinë që bëjnë, me lajme që nuk janë lajme, me vojerizma që nuk janë gazetari, me deduksione të mbështetura në asnjë induksion, në reality që nuk ka lidhje me realitetin. Ai zell për ta publikuar dhe interpretuar videon e Lekës dhe Elias ishte hakmarrja e likuidëve ndaj permanentëve, e të lëngshëmve ndaj të përhershëmve. Një përplasje dy botësh ku, ajo që paraqitet mbretërore, edhe pse mund të mos jetë e tillë, me atë që është plebease, por nuk e pranon të jetë e tillë.
Të ndihmuar, sigurisht, nga banaliteti i skenave dhe gjuha e konfliktit, ata përfituan nga ky rast që u jepte të drejtën e shenjës së barazisë. Në një botë ku të gjithë tashmë ndihen të barabartë, më të pabarabartët janë ata që vlejnë diçka. Por ata janë pakicë dhe kjo i ekspozon dhe damkos.
Deri dje Princi Leka, Princesha Elia dhe Geraldina, ishin shenjë normaliteti në një Tiranë që preferon anormalen. Tani edhe ata janë si këta të gjithët. Distanca dhe permanenca kanw rënë. Kjo u lejonte sot inerpretëve të medias, sidomos asaj të majtës, që gëzonte me ashpërsinë e Mekes dhe opingave të tij në shtratin e Zogut në Pallatin e Mbretitt- që tani quhet i Brigadave-, t’i kthehej edhe njëherë familjes mbretërore shqiptare (tashmë kujtimit të saj).
E majta ngulmon ta vazhdojë luftën edhe pasi e ka vrarë kundërshtarin. Po sikur ai të ringjallet? Për ta çdo gjë është likuide dhe likuiditeti e vetmja permanencë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38