Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Boshko Jakshiç / Politika
A është shpallja e ndryshimeve “të thella dhe thelbësore” të politikës së jashtme të Serbisë vetëm premtim i zbrazët i dhënë në kohën e pafuqisë diplomatike për të penguar hyrjen e Kosovës në Këshillin e Europës, apo mos është më tepër një pohim i vazhdimsisë së praktikës së vjetër politike sipas së cilës filtri i vetëm në përzgjedhjen e aleatëve ndërkombëtarë është raporti ndaj Kosovës?
Beogradi është shumë i fyer që në samitin e organizatës më të vjetër europiane kushtuar të drejtave të njeriut, demokracisë dhe drejtësisë nuk është pranuar amendamenti i Serbisë që në tekstin e deklaratës në të cilën përmendej respektimi i integritetit territorial të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë të shtohej edhe fjalia “si dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të Këshillit të Europës”. Duket diçka fisnike por duhej të ishte e qartë se një plotësim i këtillë ishte i papranueshëm në një kohë që samiti me një shumicë dërmuese shpalli procedurat të cilat do ta antarësojnë Kosovën në Këshillin e Europës. Megjithëse i vetëdijshëm për këtë realitet, si dhe me detyrimet e pranuara në Bruksel se nuk do ta pengojë antarësinë e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Aleksandër Vuçiçi refuzoi të shkojë në Rejkjavik. Serbia u përfaqësua në nivelin më të ulët të mundshëm.
E pra, ishte samiti i katërt në 74 vite që nga formimi i kësaj oreganizate dhe i pari që nga koha kur Rusia, për shkak të agresionit të vitit të kaluar, u përjashtua nga të qënit anëtare, samit i cili paraprakisht i kushtohej solidaritetit me Ukrainën. Kur u votua në lidhje me formimin e rregjistrit të dëmeve dhe dëmshpërblimit të viktimave të agresionit rus, 40 nga 46 anëtarë të Këshillit votuan “pro”. Serbia zgjodhi të ishte ndër gjashtë “të përmbajturit”, krahas Bosnjë e Hercegovinës (për shkak të Republikës Srpska), Hungarisë, Turqisë, Armenisë dhe Azerbejxhanit. Të gjithë këto shtete Perëndimi i kritikon për shkak të afërsisë së palejueshme me rregjimin e Vladimir Putinit.
Sikur të mos ishte e mjaftueshme kjo hedhje në vetëizolim, Beogradi deklaroi se po mendon për braktisjen e mundshme të Këshillit të Europës. Ao po zgjedh përsëri Serbia të hidhet në kohët millosheviçiane? Ta përjashtojë vetveten nga bota e vlerave liberale dhe të kalojë në shoqërinë e të mënjanuarve? E gjitha kjo po ndodh në një kohë kur Perëndimi po deklaron se ka zero tolerancë ndaj atyre që kanë dyshime në duelin mes botës së demokracisë dhe autokracisë?
Nuk janë diçka e jashtëzakonshme fjalët e rënda në drejtim të Serbisë dhe presidentit të saj të cilat u shprehën në seancën e dëgjimit të Derek Shollit, këshilltari i sekretarit të shtetit dhe Gabrijel Eskobarit, zëvendës i ndihmësit të sekretarit të shtetit dhe i dërguar special i ShBA-ve në Ballkan, para komisionit të Senatit për politikën e jashtme.
“Vuçiçi vazhdon të ketë një narrativ nacionalist serb. Ai dëshiron Serbinë e madhe njëlloj sikurse Putini dëshiron Rusinë e madhe”, konstatoi kryetari i komisionit, senatori demokrat nga Nju Xhersi, Bob Mendenez në këtë seancë, në të cilën, janë përcaktuar si të sakta përshkrimet nga shkrimi i “Nju Jork Tajmsit” mbi lidhjet e pushtetit serb me botën e kriminalitetit. Cilat janë shanset që Serbinë mund ta konsiderojmë si partner të besueshëm, pyeti senatori, gjë së cilës Sholl iu përgjigj: “Këtë duhet ta testojmë. I mbajmë sytë hapur, i bëjmë thirrje presidentit Vuçiç dhe kolegëve të tij për përgjegjësi në lidhje me korrupsionin dhe aktivitetet e tjera”.
Në momentin kur sapo pati filluar të përmirësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe të paraqitet si partner konstruktiv rreth planit europian për rregullimin e raporteve me Kosovën, Serbia është përsëri nën testim, ndërsa Beogradi vazhdon me këmbëngulje të lëkundet mes Lindjes dhe Perëndimit. Sa është i qëndrueshëm ky pozicion?
Dyshime shtesë në synimet e Vuçiçit shkaktojnë edhe fjalët e tij se nga shërbimet e huaja ka marrë informacionin sipas të cilave protestat “Serbia kundër dhunës”, janë përpjekje për revolucion portokalli. Duke i quajtuar ato “shërbime motra nga Lindja”, ai tha gjithçka. Megjithëse ishte e qartë se në këtë rast bëhej fjalë vetëm për Rusinë.
Në fund të vitit 2021, ministri i atëhershëm i punëve të brendshme Aleksandër Vulin dhe sekretari i këshillit për sigurinë të Federatës Ruse Nikollaj Patrushev, sikurse u pohua atëbotë, në Moskë dhe në fshehtësi, formuan “grupin e punës” për luftën kundër revolucioneve me ngjyrë, detyra e të cilit ishte parandalimi i demonstratave masive dhe vëzhgimi konstant ndaj aktiviteteve opozitare, organizatave joqeveritare dhe gazetarët e pavarur.
Si vjen puna që Vuçiçi falenderon përkujdesjen “prej motre” nga Moska? Në po të njëjtën mënyrë sikuse në atë kohë pati bërë presidenti rus Rexhep Erdogan të cilin rusët në vitin 2016, në momentin e fundit e lajmëruan se po përgatitej një grusht shteti kundër tij. Në shenjë falenderimi Turqia, megjithëse anëtare e NATO-s, pas këtij momenti bleu sistemin raketor rus S-400. Ishte atëbotë kthesë “e thellë dhe thelbësore” e politikës së jashtme të Ankarasë. Po Beogradi tani? Presidenti përsërit se i mbetet besnik kursit europian por ka zgjedhur tu përgjigjet me agresivitet akuzave dhe dyshimeve ndaj Beogradit.
“Nuk do ta drejtojnë ata politikën e jashtme të Serbisë. Nuk mund të ma përcaktojnë ata se kujt duhet t’i vendos sanksione, është populli që do të vendosë nëse Serbia do të hyjë në NATO, populli do ta vendosë këtë”. Pastaj i’u kthye nënës së të gjithë problemeve serbe: “Bëni çfarë të doni ju atje jashtë dhe ju këtu brenda vendit, nuk u lejoj ta shkatërroni Serbinë dhe nuk keni për të marrë Kosovën e pavarur”. Jehona patriotike e këtyre fjalëve nuk ka dyshim se është në shërbim të politikës brenda vendit, përpjekje për anatemimin e opozitës dhe shpalljen e protestave “Serbia kundër dhunës” në një format tradhëtari të tipit “Serbia në shitje”. Nuk është populli që e përcakton këtë.
Beogradi i ka hyrë lojës me rrezikshmëri të lartë që ta kërcënojë Perëndimin me të dhëna nga shërbimet sekrete për të siguruar për vete një pozitë më të favorshme në bisedimet për Kosovën. Përpiqet të jetë neutral jo vetëm nga ana ushtarake por edhe nga ajo e politikës së jashtme edhe atëherë kur është plotësisht e qartë se po i shkatërron të gjitha balancat.
Neutraliteti është një përzgjedhje legjitime në raportet ndërkombëtare që nga koha kur fuqitë fituese kundër Napoleonit në Kongresin e Vjenës në vitin 1815 ia dhanë këtë status Zvicrës, por që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. Neutraliteti është sot për Perëndimin pozitë gjithnjë e më pak e dëshiruar. Në Bashkimin Europian neutralët pë bëhen pengesë për përpjekjet që BE-ja të zhvillojë një politikë mbrojtje të përbashkët dhe të forcojë sigurinë nëpërmjet garancisë së NATO-s.
Ky koncpet është i dashur për Rusinë e cila e mbështet prej vitesh si mekanizëm të mbrojtjes dhe ruajtjes së zonës së saj të ndikimit. Kur nuk i’a arrin kësaj, i drejtohet ndërhyrjes ushtarake. Sëpari në Gjeorgji, dhe, pas “revolucionit portokalli” në Kiev, edhe në Ukrainë. Shumë veta janë të mendimit se Serbia, neutralitetin e saj të mjegullt ushtarak në vitin 2007, e ka pas shpallur në përputhje me instruksionet nga Moska, dhe se kjo ka qënë pjesë e çmimit për mbështetjen ruse për Kosovën.
Hyrja e Finlandës dhe e Suedisë në NATO e lë Europën me katër shtete neutrale: Austrinë, Irlandën, Maltën dhe Zvicrën, por që të gjitha ato janë “neutrale në anën e Perëndimit”, sikurse thoshte Uinston Çërçilli. Nëse Serbia zgjedh të jetë “neutrale në anën e Lindjes”, atëherë kjo është tradhëti kapitale e përcaktimit të saj gjeostrategjik drejt Perëndimit të shpallur nga ana e saj.
Simptomat e para të ndryshimeve “të thella dhe thelbësore” të orientimit të politikës së jashtme të Serbisë- që nga kërcënimi me largim nga Këshilli i Europës dhe deri te mbështetja te “informacionet nga shërbimet motra”- duken shqetësuese.
Beogradi duhet sa më parë ta braktisë neutralitetin të cilin e ndryshon si stinët e vitit, gjë që vendit i sjell më shumë dëme sesa përfitime.
Perktheu: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38