Flash News

KRYESORE

Opozita në Shkodër, por vëmendjen nuk e largoi nga Tirana; çfarë ndodhte në sallë para se të hynte Basha

Zhvillimet brenda sallës së Kuvendit në Tiranë nuk mbetën jashtë vëmendjes së opozitarëve të mbledhur në Shkodër, ku dhanë një mbështetje të qartë për qytetarët që po terrorizohen nga krimi.

Siç shihet edhe në këto foto, një prej deputetëve të opozitës ka hapur në celular një video që transmetonte drejtpërdrejtë fjalën e kreut e të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Balla po fliste në foltore, ndërkohë që deputetët e opozitës në Shkodër ishin në pritje të hyrjes së kreut të PD-së, Lulzim Basha, në sallën e hotelit ku u zhvillua mbledhja.

Deputeti i opozitës pasi ka dëgjuar për disa minuta fjalën e Ballës, e ka fikur celularin për të pritur nisjen e fjalimit të Bashës.

Mbledhja në Shkodër/ Lulzim Basha flet për situatën alarmante: Rama dhe Xhafaj kanë fuqi vetëm në letër, territori kontrollohet nga bandat

Ky është drejtori i policisë së Shkodrës, të cilit i ka dalë situata e krimit jashtë kontrollit

Të fundit