Flash News

KRYESORE

OSBE, tjetër hap për ndalimin e konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë; kryesia shqiptare takim special: Të ndalen menjëherë luftimet!

Përmes një njoftimi zyrtar OSBE, e kryesuar nga Shqipëria, bën me dije se po merr hapa për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit të armatosur ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Mësohet se, takimi i djeshëm u drejtua nga ambasadori Igli Hasani, i cili përsëriti alarmin dhe qëndrimin e kryesisë për përplasjet e vazhdueshme dhe përkeqësimin e situatës në terren.

“I zhgënjyer nga rritja e numrit të viktimave, ai përsëriti thirrjen e Kryesisë së OSBE-së për një ndalim të menjëhershëm të konfliktit, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjeve dhe të dashurve të të vrarëve dhe të plagosurve”, shkruhet në njoftimin e OSBE-së.

Takimi u ndoq nga përfaqësuesit e 57 Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së. Kujtojmë se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Franca kërkuan që palët të ndërpresin menjëherë luftimet dhe të rifillojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.

Të fundit