Flash News

KRYESORE

Pallate të shembur, njerëz që kërkojnë të afërmit; pamjet pas tërmetit në Turqi

Pallate të shembur, njerëz që kërkojnë të
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 i shkallës rihter ka goditur Turqinë Lindore pak minuta më parë. Në rrjetin social Twitter janë shpërndarë video të ndryshme që tregojnë pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë. Ndërkohë, nëpër rrugë ka njerëz që kërkojnë ndihmë dhe të afërmit e tyre. Deri tani, sipas mediave vendase flitet për 1 person të vdekur dhe disa  të lënduar. Ndërkohë në “Twitter” janë shpërndarë thirrje për qytetarë të tjerë në Turqi që të mos përdorin thirrjet telefonike për t’i lënë mundësi atyre që kanë nevojë në Elazig, ku ka qenë edhe epiqendra e tërmetit të kërkojnë ndihmë. “Ju lutemi bëni thirrjet tuaja përmes aplikacioneve të tilla si Whatsapp, Telegram, Messenger, jo numrat e telefonit. Le të mos përfshihemi në linja telefonike për të arritur njerëzit në Elazig”, shkruan një qytetar në “Twitter”. Referuar Qendrës Evropiane Mesdhetare të Sizmologjisë thuhet se tërmeti mund të jetë ndjerë nga 120 milionë njerëz.

Të fundit