Flash News

KRYESORE

Pandemia/ Trump tërhiqet nga vendimi për t’u hequr vizat studentëve të huaj

Pandemia/ Trump tërhiqet nga vendimi për t’u hequr vizat

Qeveria e Presidentit amerikan Donald Trump ka hequr dorë nga planet për të dëbuar studentët e huaj që studiojnë në SHBA.

Veprimet ligjore të universiteteve kundër vendimit të marrë nga Trump, janë mbështetur nga shumë institucione të tjera, gjë e cila solli si rezultat anulimin e vendimit.

Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) dhe Universiteti i Harvardit paditën qeverinë për këtë plan.

Gjykatësi i rrethit, Allison Burroughs në Massachusetts thotë se palët kanë arritur në një zgjidhje.

Marrëveshja rivendos një politikë të zbatuar në mars, në mes të shpërthimit të virusit, i cili lejon studentët ndërkombëtarë të ndjekin klasat e tyre virtualisht nëse është e nevojshme dhe të qëndrojnë ligjërisht në vend me viza studentore, sipas New York Times.

Një numër i madh i studentëve të huaj udhëtojnë në SH.B.A. për të studiuar çdo vit dhe janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për universitetet.

BBC

Të fundit