Flash News

KRYESORE

Para takimit të Ramës me Lavrov, Moska zhvillon protestë në mbrojtje të agjencisë së lajmeve ruse

Para takimit të Ramës me Lavrov, Moska zhvillon protestë në

Para takimit të kryeministrit Rama me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergey Lavrov, në Moskë është zhvilluar një protestë mbi lirinë e medias.

Sipas mediave të huaja, protesta u zhvillua përpara Shtëpisë së Pritjes së Ministrisë së Jashtme ruse në Moskë në mbështetje të agjencisë ‘Sputnik Estonia’, e cila ka qenë subjekt i një presioni të konsiderueshëm nga autoritetet në vendin Balltik.

Demonstruesit, të cilët ishin të veshur me të verdhë - ngjyra e korporatave të Sputnik protestuan përpara takimit mes Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili është edhe kryetari aktual i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunimi në Evropë (OSBE)”, raporton media e huaj, urdupoint.com.

Në pankartat e tyre lexohej:

“Estonia është një kamp përqendrimi për gazetarët”, “Larg gazetarët në shtetet e Balltikut”

Moska, më herët ka deklaruar se pret nga përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e mediave, Harlem Desir, që të shtyjë autoritetet estoneze që të rishikojnë politikat e tyre shtypëse ndaj gazetarëve të  Sputnik në vendin Baltik.

Ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se Moska do të bëjë gjithçka për tu siguruar gazetarëve të Sputnik të mund të zhvillojnë punën e tyre në vendet e huaja.

Burimi: urdupoint.com

Të fundit