Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Paraqiste rrezik për dhjetëra familje, prishet oxhaku në Qytetin Studenti
Bashkia e Tiranës ka nisur prishjen e objekteve të cilat kanë pësuar dëme nga tërmeti dhe përbëjnë rrezik për qytetarët. Një nga objektet e para është edhe një oxhak industrial ku ka filluar menjëherë prishja e ndërtesës, ndërkohë që ngjitur me të janë ndërtuar edhe vila 3-katëshe.
Fotot nga prishja janë publikuar nga vetë kryebashkiaku Veliaj në twitter.
“Që një oxhak industrial i krisur përbën rrezik shembje e duhet rrëzuar nga Bashkia Tiranë, kjo s'do mend dhe po bëhet sot! Por gjithashtu s'do mend ndërtimi pa leje i vilave 3-katëshe në rrëzë të oxhakut që me ose pa tërmet është një marrëzi epike e me kosto për qytetin”, thekson Veliaj