Partia e re, Bode distancohet nga Patozi

Që pas lënies jashtë listës së deputetëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës, Astrit Patozi dhe Ridvan Bode janë përfolur vazhdimisht se do të krijonin një parti të re. Tentativa e dy miqve te ngushte nisi në mars të vitit të kaluar, por u finalizua të hënën me krijimin e Bindjes Demokratike, me Patozin në krye por pa Ridvan Boden.

Cila është arsyeja? Bode është shprehur se është shkëputur përfundimisht nga politika, duke iu dedikuar punës si anëtar i Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë. “Ishte një zgjidhje e imja për të deklaruar edhe publikisht shkëputjen nga politika, e cila është përfundimtare. Derisa unë pranova të marr pjesë në një institucion të tillë që ka një mandat të gjatë do të thotë se e konsideroj një gjë të mbyllur”, deklaroi Bode në “A2 Business Ëeek” në A2 CNN, duke treguar se vendimi i tij është i pakthyeshëm.

Kjo u konfirmua edhe nga Patozi, që në emisionin ‘Opinion’ është shprehur  se Bode ka marrë një drejtim tjetër dhe se pozicioni i ri nuk ia lejon karrierën politike.