Partitë maqedonase vijnë në pushtet ose nëpërmjet antishqiptarisë së sinqertë, ose nëpërmjet proshqiptarisë së rrejshme

Kim Mehmeti

“Antishqiptarin e VMRO-DPMNE’së, më së miri e ka materializuar LSDM’ja maqedonase, duke u treguar parti me koncept ‘qytetare’ dhe kinse proshqiptare, e duke qenë në thelb thuajse po aq albanofobe sa edhe DPMNE’ja. Kështu që partitë maqedonase i ka sjellë në pushtet, o antishqiptaria e sinqertë, që ua ka garantuar votën maqedonase, o proshqiptaria e rrejshme, që ua ka sjellë edhe votën e shqiptarëve! Pra sunduesit maqedonas kanë pasur krah vetes, ose vasalët e ndonjë partie shqiptare, ose shqiptarët ‘mendjehapur’, që janë anëtarësuar në të dhe e kanë përkrahur konceptin ‘qytetarë’ të LSDM’së?! Dhe duhet qenë i drejtë: për këtë nuk janë fajtore partitë maqedonase, por ato shqiptare, që nuk u treguan të afta ta mbrojnë shqiptarin nga regjimi, por nëpërmjet ‘muskulozëve e komandantëve’ të vet, e mbronin sunduesin nga shqiptarët! Me çka shqiptarët fillua më shumë t’u besojnë partive maqedonase, se sa atyre shpotare dhe, që i çoi partitë maqedonase të besojnë se ata që mund t’i kontrollojnë shqiptarët e Maqedonisë janë, ose vasalët partiak mirë të paguar, ose muskulorët e ‘komandantët’ e mëhallës, që mund t’i dhunojnë e kërcënojnë votuesit, por për të cilët nuk do vlejë ligji!”.