Flash News

KRYESORE

Pas deklaratës së Veliajt, Ina Zhupa hap arkivat: Tirana ka kujtesë. S'i mashtron dot qytetarët kaq kollaj

Pas deklaratës së Veliajt, Ina Zhupa hap arkivat: Tirana ka

Kryebashkiaku Erion Veliaj publikoi foto nga gropa e Hajdin Sejdisë, e cila sipas tij është shkrepur gjatë kohës së qeverisjes së Partisë Demokratike e Lulzim Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Por pas kësaj deklarate të Erion Veliajt, ka reaguar zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa. Zhupa përgënjeshtron me fakte Veliajn duke nxjerrë statuse e video që hedhin poshtë deklaratën e kryebashkiakut.

Basha në 2006 si ministër transportesh e mbylli gropën e turpshme në mes të Tiranës, dhe në 2012 Basha si kryetar bashkie bëri kthimin e saj në një lulishte për qytetaret e Tiranës”, shkruan Zhupa, ndërsa e konsideron pafytyrësi, mashtrimin e bashkisë.

Reagimi i Ina Zhupës:

Mashtrimi i rradhes! Bashkia e Pafytyresise!

Erioni Betoni vetëm nga mashtrimi nuk heq dot dore. Sa herë thotë diçka ka një mashtrim brenda.

Publikoi foto nga gropa e Hajdin Sejdise sic e kishte katandisur e lene ashtu Rama kryebashkiak dhe kerkonte shpjegime nga Basha dhe PD!!! Nderkohe Basha ne 2006 si minister transportesh e mbylli gropen e turpshme ne mes Tirane, dhe ne 2012 Basha si kryetar bashkie beri kthimin e saj ne nje lulishte per qytetaret e Tiranes. Keto vite ne krye te bashkise cfare ka investuar per ta mirembajtur kete lulishte qe e gjeti gati? Kete ti thote qytetareve, jo mashtrime me fotot e kohes se Rames.

Per me teper mund te shikoni statusin e mashtruesit, dhe videot e kohes. Tirana ka kujtese edhe nuk i mashtron dot qytetaret kaq kollaj.

Të fundit