Flash News

KRYESORE

Pas largimit nga “Jo vetëm modë” flet Floriana Garo: Ika me keqardhje që po lija “bebin” tim

Pas largimit nga “Jo vetëm modë” flet Floriana Garo: Ika

Floriana Garo tashmë ka nisur një jetë ndryshe nga ajo që la në Tiranë, në Zvicër ku jeton me të fejuarin e saj avokat Enisin. Disa ditë në Shqipëri, kanë shërbyer edhe për të dhënë disa intervista e për ta na treguar diçka për jetën e re të saj.

Moderatorja ka thënë në "Lart e Poshtë" që tashmë ndjek kurse të gjuhës frënge në Gjenevë, punon në aktivitetin e të fejuarit, për të përforcuar PR-in e studios së tij, si dhe kujdeset nga pak për shtëpinë.

 

Megjithatë, Floriana nuk ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet me televizionin në Shqipëri dhe as me programin që drejtoi për vite, Jo vetëm modë. Programi i së shtunës ruan të njëjtin emër, por është zhvendosur në një orar tjetër dhe tashmë vjen nën drejtimin e tre gazetarëve. Edhe pse, drejtuesja aktuale, Nevina Shtylla tha në një intervistë që nuk kishte marrë ndonjë telefonatë apo përshtypje nga Floriana për prograrim, ish-drejtuesja e tij e ka ndjekur atë dhe mendon që është shumë ndryshe.

 

“Kam ikur me keqardhje për emisionin që po e lija dhe atë “beben” time që po e krijoja me aq dashuri. E kam ndjekur emisionin e ri, mban të njëjtin emër, por nuk më është dukur i njëjti emision", ka thënë ajo në Lart e Poshtë.

Tani ka nisur gjithçka nga e para duke ndryshuar edhe natyrën e aktivitetit të saj. Në të vërtetë, edhe pse një pasion, televizioni nuk është profesioni i saj i parë, kështu që do dijë të mësohet edhe larg tij. Sigurisht karriera që krijoi në ekran është e rëndësishme për të, por dashuira pak më shumë, ka thënë Floriana.

Të fundit