Flash News

KRYESORE

Pas Notre-Dame, një tjetër katedrale në Francë përfshihet në flakë

Pas Notre-Dame, një tjetër katedrale në Francë

Një tjetër katedrale është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Francë. Bëhet fjalë për katedralen Gothic Saint-Pierre-et-Saint-Paul në Nantë.

Menjëherë forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë neutralizuar zjarrin, i cili ende mbetet e paqartë nga se u shkaktua.

Kjo nuk është hera e parë që kjo katedrale përfshihet në flakë. Edhe në vitin 1972 një zjarr dëmtoi çatinë e objektit, duke bërë që ajo të mbyllej për tri vjet.

Katedralja e Nantes u kthye në vend kulti vetëm në 1985.

Kjo ngjarjen vjen një vit pas djegies së katedrales së Notre-Dame në Paris, një nga monumentet arkitekturore më të shtrenjta të Francës.

Të fundit