Prokuroria ka firmosur një urdhër-arresti për Agim Kajmakun, ish kreun e bashkisë së Vorës, i cili më 1 nëntor u shkarkua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 5 vota pro.
Kajmaku akuzohet se gënjeu në formularin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar një dënim të mëhershëm për falsifikim parash në Greqi.
Televizionet informative raportojnë pas këtij urdhri policia i ka shkuar në banesë, por nuk e ka gjetur.
Kujtojmë se ka qenë Partia Demokratike ajo e cila denoncoi kryebashkiakun e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit se ka qenë më parë i arrestuar në Greqi për falsifikim parash, por me identitet tjerë, Jorgo Toto. Po ashtu sipas PD, ky fakt nuk është deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Pak ditë më parë, Prokuroria ka konfirmuar se pas verifikimit të shenjave të gishtave personi Jorgo Toto dhe Kajmaku është i njëjti person.
Fillimisht Kajmaku i mohoi akuzat, por pas reagimit të organit të akuzës ai u justifikua se nuk ka qenë në dijeni të këtij dënimi.
Discussion about this post