Flash News

KRYESORE

Për herë të parë, shtyhen Lojërat Olimpike

Për herë të parë, shtyhen Lojërat Olimpike

Lojërat Olimpike 2020 do të nisnin më 24 korrik në Tokio, por janë shtyrë për një datë të mëvonshme në verën e vitit të ardhshëm. Pra, në 2021-shin.

Kjo është hera e parë që shtyhen Lojërat Olimpike (disa janë anuluar prej luftërave – 1916, 1940, 1944).

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC) njoftoi se duke parë presionin e atletëve dhe pjesëmarrësve të tjerë, vendosi të shtyjë eventin sportiv.

“Në rrethanat që ndodhemi dhe duke u bazuar në informacionet e OBSH, Presidenti i IOC dhe Kryeministri i Japonisë kanë dalë në përfundimin se Lojërat e Olimpiadës XXXII në Tokio duhet të riskedulohen për një datë pas 2020-s, por para përfundimit të verës së vitit 2021 për të siguruar shëndetin e atletëve dhe gjithë atyre që janë të përfshirë në Lojërat Olimpike,” shkruhej në deklaratën e IOC.

Të fundit