Flash News

KRYESORE

Përballja e së martës, çfarë po diskutohet në emisionet e mbrëmjes

Përballja e së martës, çfarë po diskutohet në

E marta e sotme në studiot televizive do të jetë e larmishme. Tema të ndryshme por edhe të ftuar nga të ndryshëm do të hedhin idetë e tyre mbi çështjet e aktualitetit dhe politikës në vend.

Në emisionin  “Provokacija” sonte në orën 21:00 në ABC News, me gazetarin Mustafa Nano janë këta të ftuar: 1.Lisen Bashkurti, Ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare 2.Artan Hoxha, Gazetar 3.Pëllumb Karameta, Ekspert i Arsimit.

Sonte në Tempora, në RTV Ora, në ora 21.00: Kohët, që jetojmë shenjohen nga shuarja e mjekut të parë shqiptar prej  covid-19, Prof. Arjan Pushit e kur rastet shtohen, duke rrezikuar kolapsin e sistemit.

Kohët, që jetojmë janë ato të konspiracioneve të mëdha mbi Ballkanin, ku e vërteta mund të gjendet vetëm duke analizuar aktet. Kohë liderësh të defaktorizuar, braktisur, sforcuar, por shtetesh shqiptare të varfra e nën eksperimente të dështuara.

Kohët, që jetojmë janë ato të një viti pas zgjedhjeve të para moniste, në periudhë pluraliste, duke na kthyer 30 vjet mbrapsht.

Kohët, që jetojmë janë të njerëzve, që përpiqen e guxojnë, pavarësisht kolapsit global.

Të ftuar: Sali Berisha, Elena Kocaqi, Agim Nesho, Edit Harxhi, Nezir Kraki, Oerd Bylykbashi, Florian Haçkaj, Genc Burimi, Lulzim Behxheti, Pietro Zaniboni, Xhesi Muçaj, Elsa Ymeri i jep zë monologut të gjithkohshëm të Ascanio Celestinit: Demokracia dhe Lufta Civile.

Real Story në News 24 me gazetarin Sokol Balla të ftuar janë: Ziadin Sela kryetar i Aleanca për Shqiptarët, e ftuar E.Tomini, Ira Londo gazetare, Albi Xhunga gazetar në lidhje me Skype, analistë Alfred Lela, Eduart Zaloshnja.

Të fundit