Flash News

KRYESORE

Përgjimi i Bild /“Do habitet edhe Rama”, biseda e Astrit Avdylajt me vëllain e deputetit të PS, Ilir Ndraxhi: E kena n’xhep!

Përgjimi i Bild /“Do habitet edhe Rama”, biseda e Astrit

Një ndër përgjimet e forta të publikuara nga gazeta e njohur gjermane ‘Bild’ është edhe biseda e Astrit Avdylajt me Arjan Ndraxhin, vëllain e Ilir Ndraxhit, aktualisht deputet i PS në Shijak.

Në këtë bisedë, Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Shijakut i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama përmes Vangjush Dakos, kryebashkiakut të Durrësit, që Ilir Ndraxhi (aktualisht deputet) të vendoset në listën e kandidatëve të të PS në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Gjatë bisedës telefonike, Astriti e pyet të vëllain nëse kandidati i mundshëm i PS për deputet ka marrë ndonjë telefonatë nga lart (Rama) për t’u konfirmuar si kandidat i PS.

Më tej, Astriti zotohet se ata do punojnë fort që ta surprizojnë “të gjatin” me një rezultat pozitiv 10 me zero.

Të fundit