Flash News

KRYESORE

Përhapja e Covid-19, India detyron të pabindurit të qëndrojnë brenda rrathëve

Përhapja e Covid-19, India detyron të pabindurit të

Distancimi social po pushton botën, si masa më jetike për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Megjithatë qytetarët shpesh tregohen kokëfortë dhe nuk respektojnë masat e autoriteteve. Kjo ka ndodhur edhe në Indi, por qeveria indiane e cila shpalli dje karantinën kombëtare 21 ditore për 1.3 miliardë banorët e saj ka vendosur që ta shpjegojë atë nëpërmjet një demonstrimi.

Forcat e rendit në Jammu dhe Kashmir kanë vizatuar rrathë në rrugë të cilët janë 1.5 metra larg nga njëri tjetri dhe aty kanë detyruar të qëndrojnë të gjithë ata qytetarë të cilët nuk qëndrojnë në largësi nga njëri tjetri.

Kjo masë shërben si model për të treguar se distanca nga njëri tjetri ka rëndësi jetike.

Të fundit