Flash News

KRYESORE

Përplasje me Zidane, Perez anashkalon Pogbanë dhe gjen mesfushorin e ëndrrave

Përplasje me Zidane, Perez anashkalon Pogbanë dhe gjen mesfushorin e

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, po tradhton trajnerin e tij Zinedine Zidane. Francezi u rikthye në drejtimin e "Los Blancos" me premtimin se do të kishte liri të plotë në merkato, por gjasat nuk janë që të ndodhë diçka e tillë.

Merkatoja e janarit do të sjellë përplasje të tjera mes trajnerit dhe numrit një të klubit. Tekniku francez do që të blejë mesfushorin Paul Pogba, ndërsa nga krahu tjetër Perez nuk e do kampionin e botës. Ai është lodhur nga kërkesat e çmendura të Man.United, ndërsa nga krahu tjetër lojtari po paraqitet dobët.

Numri një i klubit ka hedhur sytë nga Christien Eriksen. Ylli të Tottenhamit i mbaron kontrata në verë dhe mund të afrohet për kosto më të ulëta dhe cilësitë e tij nuk diskutohen. Drejtuesit e madrilenëve do të mundohen ta afrojnë që në janar, pasi "Spursat" nuk duan ta humbasin me kosto zero.

Të fundit