Flash News

KRYESORE

Përveç këngës dhe gazetarisë, Evi Reçi drejt aktrimit; xhiron filmin e parë në Itali

Përveç këngës dhe gazetarisë, Evi Reçi drejt
Evi Reçin edhe pse shumë e njohin si këngëtare, ajo ka mbaruar studimet e larta për Shkenca Komunikimi në Itali dhe ka punuar atje si gazetare e moderatore në një radio. së fundmi ajo është rikthyer në Shqipëri ku edhe moderon emisionin e pasdites në Vizion Plus. Por mesa duket, planet e Evit nuk ndalojnë me kaq. Ajo i është futur dhe rrugës së aktrimit. Ditën e sotme, Evi ka zbuluar një projekt tjetër, shumë interesant, ku do e shohim si aktore. Për emisionin e mëngjesit “Rreze dielli” në “Report Tv” këngëtarja ka thënë se ajo do të jetë pjesë e një filmi ndërkombëtar. “Më është propozuar si film nga një producent në Firence. Është produksion italian. Nuk është i pari, do të vijojë dhe një i dytë. Personazhi që do luaj mund të jetë edhe shqiptar, ende nuk është vendosur”, pohoi ajo.
 
View this post on Instagram
 

Nje dolli per TY! Qe beson, qe dashuron por mbi te gjitha qe guxon e nuk ke frike! Shnet! 🍷

A post shared by EVI RECI (@evireci) on

Të fundit