Flash News

KRYESORE

Piatek thumbon Milanin dhe përdor ironi për Ibrahimovicin

Piatek thumbon Milanin dhe përdor ironi për Ibrahimovicin

Sulmuesi Krzysztof Piatek la Milanin në merkaton e janarit. Polaku iku me polemika në muajin janar dhe iu bashkua Hertha Berlinit. Lojtari zgjodhi të largohej, pasi humbi formacionin kundrejt Zlatan Ibrahimovicit.

24-vjeçari u rikthye të flasë për aventurën e tij me Milanin. Ai tregon se në Gjermani e mirëpritën, ndërsa te Milani vuajti sepse nuk i besuan. Piatek lëshoi dhe kunja për ekipin milanez, pasi thotë se i ndryshon shpesh sulmuesit.

“Shënimi i golave është pasion dhe pritshmëritë janë të mëdha në Berlin. Tifozët ulërinin në qytet ‘Piatek, pum, pum, pum’. Ardhja e Ibrës më uli në pankinë? Është normale kjo gjë te Milani. Kuqezinjtë i ndryshojnë sulmuesit çdo vit, ndoshta është një zakon i tyre“, - tha me ironi Piatek.

Të fundit