Flash News

KRYESORE

Po kërkonin për thikën me të cilën u vra Regis Runaj, RENEA gjejnë dy pistoleta në lumin Shkumbin

Po kërkonin për thikën me të cilën u vra Regis Runaj,

Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur dy pistoleta të hedhura në lumin Shkumbin. Është mësuar se pistoletat janë gjetur gjatë aksionit për gjetjen e thikës me të cilën Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili ekzekutuan Regis Runajn.

Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve nga policia e Elbasanit, ka raportuar për “Balkanweb” se polumbarët e RENEA-s, gjatë kontrollit në lumin Shkumbin për gjetjen e thikës, me të cilën autorët vranë shtetasin Regis Runaj, kanë gjetur dy armë zjarri, pistoleta të hedhura në lumë.

Armët janë dërguar për ekzaminim në laboratorin shkencor në Tiranë për të parë nëse janë përdorur në ndonjë nga ngjarjet kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

Të fundit