
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
"Po ndalojmë vrasjet masive", LVV-Trumpit: Nuk po vendos paqe mes Kosovës e Serbisë, por po zgjat konfliktin e ngrirë

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka reaguar pas deklaratave së presidentit amerikan Donald Trump, i cili në një takim elektoral tha se “po ndalon vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë, që kanë bërë krime të tilla kundër njëra-tjetrës për shekuj me radhë”.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vetëvendosja thotë se besimi se lufta e Kosovës e ka themelin te urrejtjet e lashta etnike, e te mospërputhja esenciale mes popullit serb e shqiptar, është besim i gabueshëm , i cili e injoron rolin e Millosheviçit në luftë.
Vetëvendosje ka sygjeruar diplomatëve e këshilltarëve të presidentit amerikan, Donald Trump që të lexojnë librin e historianit Noel Malcolm ‘Kosova – Një histori e shkurtër’, libër i cili sipas VV-së, tashmë e dy dekada është bërë lektyrë për ushtarakët e KFOR-it, pra edhe ata amerikanë, të stacionuar në Kosovë.
Ajo thekson se ky komunikim vjen në një kohë kur Serbia ka ushtrinë më të mirëarmatosur dhe buxhetin më të madh ushtarak në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe vazhdimisht blen armë prej Rusisë, e së fundi u bë vendi i parë europian që blen sisteme armatimi prej Kinës.
Sipas Vetëvendosjes, me këtë qasje nuk po vendoset paqja mes Kosovës e Serbisë, por po zgjatet konflikti i ngrirë. Paqja vendoset kur dënohen e çarmatosen fajtorët e kur ShBA mbështet drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë e Kosovës, kur Serbia e njeh Kosovën e pavarur dhe ballafaqohet me të kaluarën e saj.
Reagimi i plotë:
Dje dëgjuam presidentin e ShBA-ve të flasë në një tubim elektoral për “ndalje të vrasjeve masive mes Kosovës dhe Serbisë", që paskan bërë krime të tilla kundër njëra-tjetrës, "për shekuj me radhë”.
Besimi se lufta e Kosovës e ka themelin te urrejtjet e lashta etnike, e te mospërputhja esenciale mes popullit serb e shqiptar, është besim i gabueshëm, i cili injoron rolin kryesor të Milosheviqit dhe regjimit të tij në shkaktimin e luftës. Po ashtu, ky besim anashkalon faktin se lufta nuk u urdhërua e nuk u organizua “prej qytetarëve”, por prej ushtrive e policive, me hierarki e përgjegjësi të qartë komanduese. Këtë temë e shtjellon historiani Noel Malcolm, “Kosova - Një histori e shkurtër”, i cili tash e dy dekada është bërë lektyrë për ushtarakët e KFOR-it, pra edhe ata amerikanë, të stacionuar në Kosovë, dhe mendojmë se duhet të lexohet edhe prej diplomatëve e këshilltarëve të presidentit që merren me çështjen e Kosovës e atë të Serbisë. Nëse lufta në Kosovë do të kishte qenë e karakterit etnik, pra dallimi etnik na paska shkaktuar konfliktin, atëherë kurrë nuk do të intervenonte NATO dhe Milosheviqi nuk do të mund të konsiderohej përgjegjës prej vetë ShBA-ve, NATO-s, OKB-së, e vendeve kryesore demokratike të botës. E vërteta është që prapa krimeve e masakrave qëndronte një aparat shtetëror gjenocidal (i cili më herët kishte sulmuar në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë), kurse në anën tjetër populli shqiptar i pambrojtur në Kosovë, që u vetëmbrojt. NATO nuk mund të qëndronte duarkryq teksa Srebrenica po përsëritej në Kosovë.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Serbia ka ushtrinë më të armatosur dhe buxhetin më të madh ushtarak në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe blen armë prej Perëndimit, por ç’është më e keqja, vazhdimisht blen prej Rusisë, e së fundi u bë vendi i parë evropian që blen sisteme armatimi prej Kinës. Ndërsa Kosova, e cila ka partner të vetëm gjeopolitik perëndimin, ShBA e NATO, ka një ushtri minimale, nuk ka as armatim të rëndë e as buxhet të mjaftueshëm. Si mund ta rrezikojë Kosova e varfër dhe e çarmatosur Serbinë? Është Serbia ajo që ka pretendime në Kosovë, dhe armatimi i saj ofensiv nuk ka për synim vendet e largëta të botës, por pikërisht vendet fqinje e në radhë të parë Kosovën.
Me këtë qasje rehabilituese të kriminelëve të luftës, nuk po vendoset paqja mes Kosovës e Serbisë, por po zgjatet konflikti i ngrirë. Paqja vendoset kur dënohen e çarmatosen fajtorët e kur ShBA mbështet drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë e Kosovës, siç ka bërë gjithnjë. Paqja vendoset kur Serbia e njeh Kosovën e pavarur dhe ballafaqohet me të kaluarën e saj. Jo kur rehabilitohen ish bashkëpunëtorët e Milosheviqit që bënë agresion e kryen gjenocid.
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29