Flash News

KRYESORE

Policia e Tiranës reagon për ngjarjen te ‘Koha Jonë’: Nikoll Lesi erdhi vetë në Komisariat; u raportua në mënyrë dixhitale

Policia e Tiranës reagon për ngjarjen te ‘Koha Jonë’:

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me ngjarjen te redaksia e gazetës ‘Koha Jonë’, të cilën botuesi Nikoll Lesi e konsideroi shantazh të kryeministrit Edi Rama. Policia njofton se në ‘Komisariatin Dixhital’ është bërë një raportim për ndërtim pa leje, në godinën ku ndodhet redaksia, ndërkohë që janë shoqëruar dy persona dhe specialisti i IMT-së pasi kishin dijeni për ngjarjen.

Sa i përket shoqërimit të Nikoll Lesit, policia thekson se gazetari është paraqitur me vullnetin e tij në Komisariat për të dhënë shpjegime.

Nga verifikimet ka rezultuar se punimet e bëra deri tani për shkallët e emergjencës janë brenda rregullave.

Lesi i përmendi emrin, reagon Endri Fuga: Alarmi është pa lidhje, u denoncua nga qytetarët

Njoftimi i Policisë:

Në datë 28.08.2017, në orën 17:27, në Komisariatin Dixhital ka ardhur një raportim për ndërtim pa leje në rrugën "Andon Zako Çajupi", Tiranë.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, të cilat konstatuan se në një godinë të një pallati po vendoseshin shkallë emergjente.

Shërbimet e policisë shoqëruan 2 punonjës për të sqaruar rrethanat dhe shtetasin E.Sh., 37 vjeç, specialist i IMT në cilësinë e personit që ka djeni për rrethanat e veprës penale.

Më pas shtetasi N.L., 54 vjeç, pronar i godinës është paraqitur me vullnetin e vete në Komisiariat për të dhënë shpjegime.

Nga deklarimi i marrë shtetasi N.L, u shpreh se për shkak të pozicionit të godinës kishte lindur nevoja e montimit të shkallëve emergjente duke shtuar sigurinë për punonjësit aty. Për montimin e këtyre shkallëve kishte marrë një deklaratë paraprake pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit të Territorit.

Shtetasi E.Sh., me detyrë specialist pranë IMT ka deklaruar se është njoftuar nga policia për të verifikuar rastin në fjalë.

Nga verifikimi i bërë ka rezultuar se punimet e bëra deri tani kanë qënë brenda Deklaratës paraprake të mësipërme me të cilën pronari i godinës ka qënë i pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

Të fundit