Flash News

KRYESORE

Policia procedon protestuesit që kërkojnë lirimin e 23 të arrestuarve në Kukës

Policia procedon protestuesit që kërkojnë lirimin e 23 të

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimin penal për 8 qytetarë që morën pjesë në protestën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku kërkuan lirimin e protestuesve të arrestuar në Kukës.

Sipas njoftimit të policisë, personat ndaj të cilëve ka nisur procedimi ka protestuar në mënyrë të paligjshme.

“Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.T., A.L., G.Gj., B.P., B.Gj., E.P., E.H., dhe A.K., vjeç 46, 30, 30, 38, 49, 35, 46 e 39, pasi dyshohet se në rrugën “Sami Frashëri”, në hyrjen kryesore të DVP Tiranë, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në lidhje me arrestimin e disa personave të ndaluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 262 i Kodit Penal”, njofton policia e Tiranës.

Të fundit