Flash News

POLITIKOFF

Bashkëshortja e Shpat Kasapit flet për vështirësitë e shtatzënisë: Ene më ka mbetur si traumë

Bashkëshortja e Shpat Kasapit flet për vështirësitë e

Përmes një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit e saj, bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, ka treguar për herë të parë vështirësitë me të cilat është përballur gjatë shtatzënisë. Ajo dhe Shpati u bënë prindër për herë të parë në janar të këtij viti. Ata mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e quajtën Roel.

Bashkëshortja e Shpat Kasapit flet për vështirësitë e

E pyetur nga ndjekësit nëse dëshiron fëmijë tjetër, Selvija ka rrëfyer se shtatzënia për të nuk ka qenë aspak e thjeshtë dhe akoma po mundohet ta marrë veten si fizikisht, edhe psikologjikisht.

“Kam pasur një shtatzëni me të gjitha komplikacionet e mundshme dhe ende më ka mbetur si traumë e gjithë ajo periudhë. Nuk mund ta jap këtë përgjigje tani. Po mundohem ta marr veten fizikisht dhe psikologjikisht,” - shkruanr Selvija.

Bashkëshortja e Shpat Kasapit flet për vështirësitë e

E pyetur nëse kanë planifikuar një dasmë, ajo është shprehur se nuk e kanë menduar ende, por e la të hapur mundësinë e një ceremonie në të ardhmen.

 

Të fundit