Flash News

POLITIKOFF

Halsey dhe Alev Aydin bëhen prindër, këngëtarja zbulon emrin e bebit

Halsey dhe Alev Aydin bëhen prindër, këngëtarja zbulon emrin

Halsey dhe i dashuri i saj, Alev Aydin, janë bërë prindër. Përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ka dhënë lajmin dhe ka zbuluar se fëmija i tyre ka ardhur në jetë në datën 14 korrik, pra 5 ditë më parë.

“Mirënjohje. Për lindjen më ‘të rrallë’ dhe euforike. Mundësuar nga dashuria. Ender Ridley Aydin. 7/14/2021,” shkruan këngëtarja krahas postimit.

Këngëtarja nuk ka zbuluar për fansat gjininë e bebit, por ka treguar emrin dhe nisur nga emri, mund t jetë djalë. Emri Ender është një emër për djemtë tepër i popullarizuar në Turqi dhe ka kuptimin “shumë e rrallë”.

Halsey dhe Alev, ky i fundit me profesion aktor dhe producent, thuhet se janë miq prej shumë vitesh dhe në një lidhje prej pak kohësh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by halsey (@iamhalsey)

Të fundit