Flash News

POLITIKOFF

Jonida Maliqi tregon pse u nda me Romeon

Jonida Maliqi tregon pse u nda me Romeon

Jonida Maliqi është zyrtarisht beqare. Lidhja e saj me aktorin e humorit Romeo Veshaj, ka qenë në qendër të mediave rozë dhe e shumë komentuar në rrjetet sociale po ashtu.

Pas ulje-ngritjeve dhe ndarje-bashkimeve, Jonida dhe Romeo u ndanë përfundimisht, duke i dhënë fund lidhjes së tyre. Teksa përflitet për një lidhje mes Romeos dhe vajzës së deputetit Niko Peleshi, Jonida ka folur hapur në "Prive" për ndarjen me Romeon.

“Ka qenë një histori shumë e bukur. Për sa kohë ishte e tillë, e ndava. Ashtu sikurse i ndodh çdokujt, që vjen një moment që gjithçka zbehet. Nuk ka asnjë arsye konkrete, më besoni. Në momentin që thjesht je në një marrëdhënie dashurie dhe vendos që të ndahesh, nuk ka asnjë dramë. Për më tepër kam arritur pjekurinë time që gjërat nuk i përjetoj më siç isha 15 vjeç. E di se çfarë dua, e di se çfarë më takon dhe e di se çfarë dua të marrë, sepse është marrëdhënie, merr edhe jep. Ne jemi ndarë si miq. Flasim dhe komunikojmë kur vjen rasti”, ka treguar këngëtarja.

Të fundit