Flash News

POLITIKOFF

Mësohet tema e "Met Gala 2023"

Mësohet tema e "Met Gala 2023"

Vogue zbuloi sot se tema e Met Gala 2023 do të jetë një homazh për të ndjerin Karl Lagerfeld gati katër vjet pas vdekjes së tij në moshën 85-vjeçare, si pasojë e kancerit të pankreasit.

Ekspozita, e quajtur "Karl Lagerfeld: Një linjë e bukurisë", do të eksplorojë karrierën e stilistit të shquar, e cila u shtri nga viti 1954 deri në vitin 2019 në shumë marka të modës së lartë, duke përfshirë Balmain, Chloé, Fendi, Chanel dhe linjën e tij Karl Lagerfeld.

Mësohet tema e "Met Gala 2023"

Lagerfeld ishte pjesëmarrës në Met Gala ndër vite, pasi ai ishte mik i ngushtë me kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour, dhe një nga emrat më të lavdëruar të industrisë.

Mësohet tema e "Met Gala 2023"

Chanel do të shërbejë si "krye-sponsor" i ekspozitës, ndërsa mbështetje e madhe do të jepet nga markat e modës Fendi dhe Karl Lagerfeld, si dhe Condé Nast do të japë fonde shtesë, sipas Vogue.

Mësohet tema e "Met Gala 2023"

Të fundit